Supermodelja Irina Shayk eshte shtatzene dhe ka vendosur qe ta “zbuloje” kete te re ne sfilaten e Victoria’s Secret.
Modelja ruse, 30 vjec, eshte ne pritje te femijes se saj. Ajo dhe i dashuri i saj, aktori i njohur Bradley Cooper do te behen prinder vitin qe vjen. Modelja e ka zgjedhur pasarelën e “Victoria’s Secret” për t’i bërë botës së modës dhe showbizit ketë surprizë. Teksa ka dalë mbrëmjen e së mërkurës në spektalin vjetor të modës të organizuar nga “Victoria’s Secret”, Irina ka nxjerrë edhe barkun e fryrë.
Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos prej prillit 2015 është në lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper, i cili mesa duket do të bëhet së shpejti baba.
Cifti eshte ne lidhje qe nga prilli i vitit 2015, nderkohe qe debutimin e tyre te pare si cift e bene ne mars te ketej viti, ne L’Oreal Red Obsession Party në Paris.
Para pak kohesh Irina Shayk eshte shprehur se deshironte te lindte nje femije sa me shpejt. Nderkohe, me sa duket, fjalet e saj nuk kane rene ne vesh te shurdher. I dashuri i saj, Bradley Cooper, 41 vjec, i cili eshte nje nga aktoret me te famshem te Hollywood-it, ka permbushur deshiren e te dyve dhe se shpejti do te gezohen me lindjen e nje bebeje.