Zbulohet plani i Bashkisë për Piramidën, çfarë do ndodhë me të
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” në News24 se Piramida do të kthehet në një qendër për të rinjtë
Veliaj tha se nuk ka pronë të paluajtshme më të çmuar se ky objekt në Tiranë.
“Ka një vendim final për ta kthyer në një qendër për të rinjtë. Nuk ka një pronë imobiliare më të çmuar se Piramida. I japim fund ideve për shkatërrimin e saj”, tha prerë Veliaj duke iu referuar vendimit të qeverisjes së kaluar për prishjen e saj.
Ai tha se Piramida do te kthehet ne nje qender te madhe arti, qender ekspozitash, ku fokusi do jete tek artistet e rinj.
Bashkia e Tiranes po bashkepunon me arkitekte holandeze per perfundimin e ketij projekti.