Ja cila prerje flokesh ju shkon, sipas menyres feng shui

Nese nuk dini cila prerje flokesh ju shkon me shume, lexoni per metoden feng shui.

Nëse ju dhe flokët tuaj nuk jeni miq të mirë, kjo ndoshta ndodh për shkak të një mospajtimi me personalitetin. Ne po ju paraqesim nëntë tipe personaliteti, sipas mënyrës feng shui. Duke përshtatur stilin e flokëve me personalitetin tuaj, ju mund të arrini rezultate fantastike. Kështu që testohuni: vendosni për personalitetin tuaj feng shui, ndiqni sugjerimet për një pamje të re – dhe zhdukini njëherë e mirë ditët e këqija të flokëve…

 Enigmatike feng_shui1
Udhëhiqeni nga uji

  • Si jeni në të vërtetë. Misterioze dhe karizmatike – ju jeni zbavitëse, komunikuese dhe shumë shpirtërore. Jeni gjithmonë në eksplorim dhe e interesuar pas anës filozofike të jetës. Një mendimtare dhe lexuese e madhe, ju ecni sipas rrjedhës, por njësoj sikur të ishit e vetme. Lidhjet janë të thella dhe kohëgjata. Profesioni përfshin të shkruarit, muzikën, terapitë dhe ligjin.
  • Stili juaj ideal. Flokë të valëzuar, të butë dhe ndoshta të gjatë. Cullufe të shpupurisura në mënyrë natyrale dhe flokë që derdhen lirshëm, janë tipike për një person Enigmatik.

 E rritur 
Udhëhiqeni nga harmonia

  • Si jeni në të vërtetë. Qoftë për familjarët, qoftë për miqtë, ju ofroni ngushëllim dhe mbështetje – ju jeni gjithmonë edukuesja dhe mbrojtësja. Ju jeni “një e rritur” dhe gjithçka në jetën tuaj duhet të jetë e harmonizuar; pëlqeni lidhjet që zgjasin në kohë – dhe dëshironi të jeni në kohë. Jeni gjithashtu një krijuese familjeje. Puna juaj ideale përfshin udhëtimet, transportet, ose ato që përfshijnë planifikimin e projekteve të ardhshme.
  • Stili juaj ideal. Diçka e mprehtë dhe e shkurtër, që ka nevojë për përkujdesje të rregullta. Stilet e rastësishme – bishtkali, valëzime ose kaçurrela – nuk bëjnë për ju.

feng_shui3

 Zemër hapur 
Udhëhiqeni nga metalifeng_shui_2

  • Si jeni në të vërtetë. Punoni shumë, luani shumë, jeni një mikpritëse e shumë mirë dhe njiheni mirë për energjinë tuaj. Por jeni gjithashtu një dëgjuese e mirë – dhe s’bëni asgjë me gjysmë zemre. Ju mund të punoni shumë mirë në financë, por aftësitë e shkëlqyeshme komunikuese ju bëjnë gjithashtu të përshtatshme për të punuar në fushën e mësimit ose të këshillimit.
  • Stili juaj ideal. Vendosni për një prerje flokësh të guximshme, të ndritshme. Prerja duhet të jetë e plotë dhe e shkallezuar, jo më e gjatë se lartësia e supeve – duhet të siguroheni që fytyra juaj të mos fshihet nga flokët.

 Katalizatore 
Udhëhiqeni nga Toka

  • Si jeni në të vërtetë. Gjithmonë në qendër të grupit tuaj, ju motivoheni nga nevojat e të tjerëve. Mendjemprehtë dhe elastike, jeni shumë e mirë në zgjidhjen e problemeve të të tjerëve – ata ju shikojnë
    si guidë – por keni nevojë rregullisht të karikoni bateritë. Puna juaj ideale mund të përfshijë kryerjen e marrëveshjeve me të tjerët.
  • Stili juaj ideal. Një stil i lirshëm, miqësor – njësoj si vajza e portës pranë. Flokë të mbledhur bishtkali, topuz, me gërsheta, i përshtaten më së miri personalitetit tuaj – dhe vendosni për vija ndarëse joqendrore dhe stile jo shumë të rrepta.

feng_shui_4

 Dizajner 
Udhëhiqeni nga energjia

  • Si jeni në të vërtetë. E mbushur me energji krijuese, prireni të jeni skajshmërisht aktive dhe zakonisht e përfundoni me vendosmëri atë që keni ndërmend – gjithmonë i merrni shumë seriozisht detyrat tuaja. Jeni e saktë, e fokusuar dhe një punëtore e madhe, që i shikon gjërat bardhë e zi. Tipikisht, ju duhet të keni një punë që kërkon saktësi dhe kujdes në detaje – për shembull, në financë, ligj ose dizajn.
  • Stili juaj ideal. Vëmendja juaj ndaj imtësive dhe dashurisë për rregullin mund të kënaqet me një prerje të shkurtër, të saktë flokësh – idealisht, me një balluke të mprehtë dhe të thjeshtë.

feng_shui7

 E pasionuar feng_shui5
Udhëhiqesh nga zjarri

  • Si jeni në të vërtetë. Një personalitet i fuqishëm shpërthyes, i parë si i gëzueshëm dhe mendjelehtë. Jeni shprehëse, e zgjuar, e drejtë dhe keni një vizion të qartë. Keni nevojë të rrethoheni nga njerëz dhe përkujdesja për paraqitjen dhe imtësitë janë të rëndësishme për ju. Një arritëse e lindur, ju nuk jeni tepër garuese.
  • Stili juaj ideal. Flokë që shfaqin interes – dhe kanë një struktura të plotë. Në njëfarë mënyre duhet të kornizojnë fytyrën tuaj, për të tërhequr vëmendjen në krenarinë e atyre flokëve! Volumi bën të njëjtën gjë. Dhe vendosni për një ngjyrë të fortë, joshëse dhe të ngrohtë.

 Edukuese 
Udhëhiqeni nga natyra

  • Si jeni në të vërtetë. Keni apo s’keni fëmijë, ju keni cilësi që janë zakonisht të lidhura me amësinë – përkujdesesh, përshtat nevojat e të tjerëve, jeni diplomatike, zemërgjerë, e besueshme dhe e sjellshme. Jeni tip i gatshëm për të punuar edhe në terren, vetëm që puna të kryhet. Mësuesia, infermieria janë karriera ideale.
  • Stili juaj ideal. Janë ato stile që lënë të lirë fytyrën tuaj dhe ndriçojnë sytë tuaj – të gjatë ose të shkurtër – flokët tuaj duhet të jenë larg fytyrës. Fijet bjonde ju përshtaten më së miri.

 

feng_shui_6

 Malësore 
Udhëhiqesh nga Toka

  • Si jeni në të vërtetë. E besueshme dhe këmbëngulëse – por gjithashtu kryeneçe! Ju i mbani të fshehura emocionet tuaja dhe mund të bëhesh e ankthshme, por ju jeni gjithashtu një dëgjuese e mirë. Keni një forcë të madhe të brendshme – gjë që ju bën edhe një këshilluese të mirë. Profesionet ideale janë ato që priren të lidhen me shërbimet dhe profesionet ku çmohen aftësitë e lidershipit – sa më e madhe të jetë sfida, aq më i madh apelimi.
  • Stili juaj ideal. Flokët e gjatë janë të përsosur për ju – por pa shumë surpriza! Dhe gjithmonë larg fytyrës suaj. Dhe, përderisa e njihni mendimin tuaj, çdo ngjyrë ju përshtatet.

nrm_1409337820-woman2

 Gjëmuese 
Udhëhiqeni nga energjia

  • Si jeni në të vërtetë. Guximdhënëse dhe mbështetëse për ata që kanë nevojë, ju keni një energji të madhe,që është një forcë për të mirë – keni gjithashtu edhe një mendje të shkathë. Jeni aktive e natyrshme dhe një folëse e mirë. Spontanisht, humori dhe eleganca janë midis pasurive tuaja më të mëdha. Jeni e prirur për punë që përfshijnë planifikimet, promovimet, mësuesinë ose të folurit.
  • Stili juaj ideal. Një stil i shpupurisur, me kaçurrela ose onde – dhe mundësisht i shkurtër. Mbajini flokët larg fytyrës suaj, kështu që mund të mendoni pa ju dalë gjë parasysh.

feng_shui8

Sipas filozofise së lashtë kineze feng shui, gjithë energjia mund të kategorizohet ne një nga pesë elementet: zjarri, toka, metali, uji ose druri.

femra-moderne.com