Qyteti i Shtutgartit në Jug të Gjermanisë është qyteti mme më pak stres në mbarë botën.
Sipas Forumit Botëror të Ekonomisë Gjermania ka qytetet me më pak stres dhe këtë e argumenton me disa fakte. Qytetet gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.
Janë pikërisht 4 qytete gjermane, që renditen në dhjetëshen e atyre më të qeta në botë. Mes tyre, Stuttgarti rezulton të jetë qyteti me më pak stres në planet.
Sidnei në Australi është i vetmi qytet joeuropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordeaux në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.
https://www.facebook.com/worldeconomicforum/videos/10155000785401479/