Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

Shalqiri është një nga frutat më të preferuara gjatë verës. Ai është i lehtë dhe i freskët, ideal si një copëz vakti në mesditë dhe i pasur me ujë.

Perfektë për t’u ngrënë në ditët më të nxehta për t’i dhënë hidratimin e duhur trupit tonë. Por shpesh, kur hahet shalqi, të gjithë kanë tendencën t’i heqin farat e tij, duke menduar se nuk bëjnë mirë, por në fakt është e kundërta.

Farat e shalqirit janë plotësisht të ngrënshme, ndërsa trupit tonë i sjellin përfitime të ndryshme.

  1. Farat e shalqirit janë të pasura me substanca ushqyese, me kripëra minerale si hekur dhe magnez, që mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut.
  2. Farat e shalqirit kane vitamina te grupit B dhe acide yndyrore të pangopura, të cilat janë shumë të dobishme për uljen e kolesterolit të keq.
  3. Vitamina E, e cila gjendet në brendësi të farave të shalqirit, është më se e domosdoshme në luftën kundër radikaleve të lira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr lodhjen.
  4. Farat e ketij fruti veror jane te pasura me likopen, qe nxit fertilitetin mashkullor dhe eshte i mire per lekuren e fytyres. 
  5. Keto fara mund te perdoren per te trajtuar diabetin. Zieni nje dore fara shalqiri ne nje liter uje per 45 minuta me kapak mbuluar. Mund ta konsumoni cdo dite ne formen e cajit. Si caj eshte edhe nje diuretik natyral.
  6. Mund te perdoret edhe per pastrimin e veshkave.
  7. Farat e shalqirit jane efektive per te marre veten pasi keni kaluar ndonje semundje, por gjithashtu ju ndihmojne te keni kujtese te mprehte.
  8. Ne formen e cajit, farat e shalqirit jane te mira per shendetin e zemres.
  9. Acidet yndyroret te farave te shalqirit e mbajne lekuren e hidratuar, te bute, te qendrueshme, te tonifikuar dhe parandalojne aknet probleme te tjera te lekures.
  10. Ju mund t’i konsumoni njekohesisht me shalqirin, mund t’i zieni ose mund t’i piqni farat ne furre.

femra-moderne.com