Në jetën e secilit prej nesh, roli i gjyshërve, nga ana e babait ose e nënës, ka qenë thelbësor në rritjen tonë. Megjithatë, sipas disa shkencëtarëve ekziston një dallim i rëndësishëm midis katër gjyshërve.
Studimet treguan se gjyshja nga ana e nënës është ajo që ndikon më shumë në edukimin e nipërve dhe arsyeja duhet të kërkohet në gjenet. Studiuesit i kanë ndarë gjetjet e tyre në 4 pika lidhur me marrëdhënien e ngushtë mes nipërve dhe gjysheve nga ana e nënës.
Ndarja e trashëgimisë gjenetike
Në përgjithësi, gjyshërit ndajnë më pak se 25% të trashëgimisë së tyre gjenetike me nipërit e mbesat e tyre. ADN-ja e gjyshes nga ana e nënës, megjithatë, rezulton të jetë ajo me gradën më të lartë në krahasim me të tjerët.
Lidhja është më e fortë
Pikërisht për shkak se gjyshja nga nëna ndan më shumë pjesë të kodit të saj gjenetik se sa të tjerët, ato krijojnë një lidhje më të fortë me nipërit e mbesat, edhe nga pikëpamja psikologjike.
Ato janë edhe nënat
Gjinekologjikisht, gjyshet nga ana e nënave kryesisht ndikojnë (25%) në kromozomin X të nipave e mbesave të të dy gjinive, ndërsa ato atërore e transmetojnë kromozomin X vetëm tek mbesat dhe jo tek nipërit. Për më tepër, gjyshet nga ana e nënës janë vetë nëna vajzash dhe, për rrjedhojë, krijojnë më shumë lidhje me nipërit e mbesat e tyre.
Transmetimi i emocioneve
Kjo teori e fundit, e marrë nga novelisti kilian Alejandro Jodorowsky, argumenton se në procesin e ndarjes së gjeneve, nënat gjithashtu i transmetojnë emocionet e tyre tek bijat e tyre, të cilat, do t’i kalojnë ato më vete, e kështu me radhë. Natyrisht, ky studim në asnjë mënyrë nuk do të thotë se lidhja me gjyshërit e tjerë nuk është po kaq e fortë dhe kuptimplote.
Shkencëtarët që kanë kryer këtë hulumtim kanë studiuar kryesisht kodet gjenetike që u transmetohen brezave të tjerë.