Ja pse duhet te hani me duar

E dini qe te hani me duar ka disa perfitime per shendetin? Lexoni me poshte…

Sigurisht qe te hash me takëme konsiderohet nje menyre me e përshtatshme, e pastër, me klas dhe higjienike në botën e sotme. Por sipas mjekesise se jetes “Ayurveda” te ngrenet me duar ka me shume perfitime shendetesore. Shume kultura e konsumojne ushqimin me duar dhe kane shfaqur se jane me mire nga shendeti digjestiv. Me poshte do te lexoni per perfitimet shendetesore qe vijne nga ngrenia me duar, sipas mjekesise alternative Ayurveda.

1. Permireson tretjen

Kur i prekni ushqimet me dore ju mund te ndjeni cilesine dhe temperaturen e ushqimit. Kjo e sinjalizon trurin qe jeni gati per te ngrene, i cili me pas sinjalizon stomakun. Stomaku ben gati lengjet e tretjes keshtuqe procesi i tretjes fillon menjehere sapo hame ushqimin. Kjo gje gjithashtu parandalon qe ju te digjni gojen, pasi e ndjeni temperaturen para se te hani. Duhet t’i lani mire duart para se te hani, pasi mund ta ndotni ushqimin tuaj me mikrobe te demshme per shendetin dhe pluhur.

2. Ushqeheni me ndergjegje

Kur hani me duar, ju i kushtoni vemendje ushqimit qe futni ne goje, ndryshe nga rastet kur hani me takeme, e cila eshte nje procedure mekanike. Ju lejon te relaksoheni dhe fokusoheni qe te hani nga nje gje me rradhe, gje qe mundeson nje ushqyerje te qete. Duke qene se do te hani me ngadale, do ndiheni te ngopur me pak ushqim. Kjo gje nxit te ushqyerit e ndergjegjshem, pa ngrene ushqime te teperta. Edhe ndjenja e kenaqesise eshte me e larte.

3. Mban larg Diabetin e tipit II

Uria eshte nje nga simptomat me te zakonshme te diabetit te tipit 2. Kur pacienti eshte i uritur, ka tendence te haje shpejt ndersa perdor edhe takemet, duke bere qe te rriten ne menyre te menjehershme nivelet e sheqerit ne gjak. Te ngrenet me duar siguron te hani me ngadale, qe ndihmon ne rregullimin e niveleve te sheqerit ne gjak.

4. Parandalon te ngrenet e pakontrolluar

Studimet kane treguar se femijet e moshave 8-12 vjec ishin ne gjendje ta ndalonin te ngrenet e pakontrolluar pasi kishin praktikuar ngrenien me duar. Te mos jesh ne gjendje te kontrollosh sasine e ushqimit qe hame, mund te coje ne stres, crregullime emocionale apo humbjen e kontrollit pas nje diete strikte. Duke qene se ngrenia me duar promovon ushqimin e ndergjegjshem, gjithashtu ndihmon edhe ne tejkalimin e problemeve shendetesore qe vijne nga ngrenia e pakontrolluar.

Sic e shikoni, nese hani me duar do keni disa perfitime shendetesore, por edhe ju nxit te mbani higjene te pershtatshme, pasi jeni te detyruar t’i lani mire duart para dhe pas ushqimit.

femra-moderne.com