E dini se eshte më e mirë të kosumojme fiq në mëngjes, pasi në kete mënyrë pastrojmë sistemin tretes gjatë gjithë ditës.
Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës. Por mos e kufizoni veten duke i konsumuar vetem ne vere kur jane te fresketa. Edhe gjate stineve te tjera mund te konsumoni fiqte e thate.
Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.
Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.
Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.
Fiqtë rekomandohen te konsumohen në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.
Fiqtë, fruta të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë.
Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.