Ja pse Melania Trump e urren jetën e saj si “Zonja e Parë”

Melania Trump nuk është aspak e lumtur më jetën e saj të re si “Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”.

Miku i familjes, Phillip Bloch ka treguar ekskluzivisht për “Daily Mail” se gjendja mendore e Malanias është duke u përkeqësuar.

Ajo jo vetëm që nuk pranon të jetojë në Shtëpinë e Bardhë, por gjithashtu është izoluar në rezidencën e saj private dhe thuajse nuk del prej saj duke shmangur kështu përgjegjësitë si Zonja e Parë e vendit.

Po i njëjti burim shton se ajo e përjetoi shumë keq faktin që u tall haptazi nga modelja Gigi Hadid dhe se e gjithë Amerika qeshi me të.

Që nga momenti ku ajo u shpall Zonja e Parë, ëndrra e saj për të pasur një linjë veshjesh u shua, madje nuk është në gjendje as të krijojë veshje të personalizuara pasi asnjë stilist nuk pranon të punojë për të.

Tashmë që ajo jeton vetëm, kontaktet me Donald Trump dhe djalin e saj të vogël janë rralluar kjo pasi eskorta i shoqëron ata ngado dhe Melanias nuk i pëlqen aspak kjo gjë. Burimi: topalbania

Por kush eshte Melania Trump? Lexoni me shume rreth Zonjes se Pare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duke klikuar ketu.

femra-moderne.com