E dime qe nuk doni t’i bertisni femijeve, por ndonjehere eshte shume veshtire te ruani toruan. Megjithate eshte e nevojshme te mesoni te kontrolloni nervat tuaja, pasi ky eshte hapi i pare per te rritur femije te qete: t’i komunikoni qete me to.
Prindërit e dinë se në kulmin e nervave, qëndrimi i qetë është rregulli i artë, por është shumë e vështirë të mbash një ton të qetë kur merresh me sjellje të ndryshme të fëmijëve gjatë ditës.
“Kur prindërit bërtasin, do te thote se e kanë humbur toruan” thotë Dr. Steven G. Dickstein, psikiatër fëmijësh dhe adoleshentësh. “Në ato momente prindërit janë të mbingarkuar me inat dhe frustrim”.
Por cfarë ka të keqe ngritja e zërit?
- Humbje e mesazhit: Të bërtiturit zbeh mesazhin duke përforcuar më shumë emocionet dhe duke tensionuar më shumë situatat deri në agresion fizik apo verbal.
- Humbje e vëmendjes: Nëse prindërit e ngrejnë vazhdimisht zërin, fëmijët fillojnë të neglizhojnë më shumë fjalët e tyre.
- Përkeqësim vetëbesimi: Prindërimi i ashpër ndikon drejtpërdrejt në uljen e vetëbesimit tek fëmijët.
- Humbje e raportit pozitiv: Kur të bërtiturit është bërë mënyrë e zakonshme e komunikimit, fëmijët dhe prindërit nuk arrijnë të ndërtojnë lidhje të ngrohta afektive.
- Edhe prindërit ndjehen keq: Ngritjet e zërit i bëjnë prindërit të ndjehen me faj, të frustruar dhe të demoralizuar.
Pse është qetësia më e mirë?
- Modeli i sjelljes ka ndikim të madh: Kur prindërit tregojnë mënyra të vetëmenaxhimit ndihmojnë dhe fëmijët të imitojnë këto modele.
- Fëmijët ndjehen më të sigurt: Përbërësit e prindërimit më të mirë janë “nivele të larta të përkujdesit, prindër autoritarë, por të sjellshëm” thotë Dr. Melanie Fernandez.
- Edhe pse shume here femijet dhe adoleshentet sillen ne ate menyre qe ju bejne te mendoni se duan kontroll dhe ashpersi, ne te vertete ajo qe i ben te ndihen me te sigurte eshte nje figure autoritare e qete, e qendrueshme dhe e drejte.
- Nese ju mesoni taktika per kontrollin e vetes, edhe femijet do mesojne te kene sjellje me te rregullt.