Ja sa ju mbron një maskë cope dhe si ta pastroni saktë atë

Në kohën e koronavirusit, në shumë vende mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se, nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri. Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm.

Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Kujdes: Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset, thonë ekspertët.

Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë.

Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme.

Start typing and press Enter to search