Cilët prindër i përdorin më shumë telefonat për të qetësuar fëmijët?
Prindërit e fëmijëve me vështirësi sociale dhe emocionale kanë më shumë gjasa të ofrojnë telefonat si mënyrë për të qetësuar fëmijët dhe për të eleminuar zhurmën në shtëpi, tregon studimi i kryer nga Universiteti i Miçiganit.
“Ne gjetëm se sa më pak kontroll të kishin prindërit mbi fëmijët dhe sa më shumë të frustruar të ishin, aq më të prirur ishin ata për të përdorur pajisjet telefonike për të ndihmuar në qetësimin e fëmijëve të tyre.” thotë Jenny Radesky, M.D.
Studimi tregoi se këto pajisje përdoreshin më shumë si një strategji menaxhimi për të qetësuar fëmijët me sjellje të vështira.
Studiuesit ngrejnë dyshime mbi efektin afatgjatë që ka përdorimi i këtyre pajisjeve në mënyrë të tillë tek fëmijët. “Studime të tjera të mëparshme tregojnë se si qëndrimi i gjatë në televizor pengon zhvillimin e gjuhës dhe aftësive sociale tek fëmijët si pasojë e reduktimit të ndërveprimeve individ me individ.” thotë Radesky.