Ja si te mbani nen kontroll tensionin e lartë

Studiuesit kanë zbuluar se nëse një person ka të afërm qe vuajne nga tensioni i lartë i gjaku, mundësia që ai të vuajë nga kjo sëmundje është më e madhe. Tensioni i gjakut është forca që ushtron gjaku në muret e enëve të gjakut.

Tregoni kujdes me ushqimin

Rekomandohet të tregoni kujdes të veçantë me ushqimin! Kripa mund t’ua rrisë tensionin e gjakut disa njerëzve, në veçanti atyre me diabet, atyre me tension tepër të lartë, si dhe të moshuarve.

Yndyra e tepërt në gjak mund të krijojë depozita me kolesterol në muret e brendshme të enëve të gjakut, duke e zvogëluar kështu diametrin e tyre të brendshëm dhe duke rritur tensionin e gjakut.

Mbipesha eshte nje tjeter faktor qe ndikon ne rritjen e tensionit. Njerëzit që janë më shumë se 30 për qind mbi peshën e tyre ideale, rrezikohen të kenë tension të lartë gjaku.

Po ashtu, pirja e duhanit shton gjithashtu rrezikun e arteriosklerozës, diabetit, infarktit në zemër dhe apopleksisë.

Si mund ta mbani nen kontroll

Studimet tregojnë se duke rritur konsumin e kaliumit dhe të kalciumit tensioni i gjakut mund të ulet.

Specialistët rekomandojnë rënien në peshë, pakësim të konsumimit të kripës, pakësim të konsumimit të alkoolit, aktivitet te rregullt fizik, dietë vegjetariane me fibra, terapi kundër stresit, kontroll mbi  nivelin e kolesterolit etj.

Lengu qe ul tensionin e larte te gjakut

Perfitimet e ketij lengu jane shume te mira ne rastet e tensionit te larte.

Ju duhen:

  • 1 molle
  • gjysme grejpfruti (qitro)
  • dy dege selino
  • gjysme kastraveci
  • 1/4 e nje finoku
  • 1 thelpi hudher

Grijini ne shtrydhese dhe konsumojeni kur e keni te nevojshme.

femra-moderne.com