Doni te ndaloni duhanin, por keni frike se mos shendosheni? Mos kini frike, ne do ju tregojme se si…
Marifeti? Përqëndrohuni në avantazhet që do t’ju sjellë jeta pa duhan dhe jo në sakrificën që duhet të bëni për të hequr dorë nga ai. Lëkurë më e bukur, buzëqeshje më e bardhë, frymë, rroba e shtëpi që mbajnë një aromë të mirë. Dhe për më tepër, shëndet. Si ju duket? Provojeni bashkë me ne!
Mësoni si t’i kapërceni krizat
“Sa dëshirë kam ta ndez një herë, vetëm një herë.” Rezistoni! Përpiquni të çlodheni duke marrë frymë ngadalë. Dhe mendoni pozitivisht.
Pas 48 orësh pa cigare në organizëm nuk ka më asnjë shenjë substance. Mbetet vetëm varësia nga gjestet. Çdo duhanpirës përsërit rreth 15-20 herë në ditë të njëjtat lëvizje, që tashmë janë bërë automatike. Duhet t’i zëvendësojë pa u drejtuar tek ushqimi dhe pa u mundur nga nervozizmi. Përqëndrohuni në avantazhet që merrni po te lini duhanin. Lajini të gjithë rrobat tuaja, dollapet, perdet, dhe nëse keni mundësi lyeni shtëpinë. Dhe përditë fusni në arkë paratë që po kurseni. Pas një jave blini një parfum të ri: tani që nuhatja është kthyer, do të arrini ta vlerësoni me të vërtetë.
Nëse kafenë në pushimin e drekës doni ta shoqëroni me një cigare, shmangeni tundimin duke ndryshuar zakonet, të paktën për disa javë.
Shfrytëzoni dy aleatët më të mëdhenj: ujin, që po të pini 2 litra në ditë, pastron organizmin, dhe frymëmarrjen e thellë, që përveçse oksigjenon gjakun ju ndihmon të përballoni me “filozofi” çastet e vështira përpara çlirimit nga duhani.
Si të mos shëndosheni
Keni frikë se mos shëndosheni? Shume njerez e pesojne kete gje pasi lene duhanin, por ky nuk ka pse te jete rasti juaj. Nuk është çasti i duhur për të mbajtur dietë, por hani sa më shumë fruta e perime që të mos rëndoheni.
Të ndërprisni duhanin dhe të mos shëndosheni, ju duket si diçka e pamundur? Jo, por mos u trembni nëse javët në vijim shtoni disa kile. Kjo gjë ndodh shpesh, por ktheheni sërish në peshën tuaj sapo tensioni ulet disi. Ndiqni këto këshilla dhe do ta shikoni: aspak dhjamë, më shumë shëndet e bukuri!
Ujë dhe lëngje të freskëta: e ndihmojnë organizmin të dezinfektohet. Pini lëngje agrumesh, të pasura me vitaminë C, ose çaj jeshil, një antioksidues i shkëlqyer.
Tri vakte, dy zemra. Mos lini asnjë vakt: pasi keni hequr dorë nga cigarja, nga stresi i agjërimit, mund ta filloni sërish. Uluni rregullisht në tavolinë, duke shijuar çdo kafshatë. Një sipërmarrje e lehtë, sepse pa cigaret shqisa e shijimit dhe e nuhatjes përmirësohen.
Rrofshin perimet! Hani karota, selino, kopër, lulelakër të gjallë. Kjo nuk është vetëm një mënyrë për t’u qëndruar larg çokollatave dhe karameleve. Shumë duhanpirës pasi kanë eliminuar nikotinën duhet të përballen me problemin e gjesteve. Në vend që të zgjasni dorën drejt paketës me cigare, kapni një tufë me perime të freskëta. Mbusheni me fibra, ujë, minerale dhe vitamina. Dhe nëse doni që t’i hidhni pak limon, uthull balsamike, do të kenë më pak kalori.
Ngrihuni nga tavolina. Mos rrini duke parë të tjerët që pasi hanë, pas kafesë, ndezin një cigare. Përshëndetini dhe shkoni bëni një shëtitje!
Fitness-i ju ndihmon te nderprisni duhanin
- Shtendosja muskulore është një sistem i shkëlqyer për të larguar tensionin…dhe dëshirën për të ndezur një cigare.
- Kërkoni një vend të qetë, fikni celularin, ulni dritat. Hiqini të gjitha veshjet e ngushta dhe këpucët, shtrihuni në tokë ose në shtrat, dhe mbyllni sytë.
- Filloni të kontraktoni me forcë gishtat e këmbëve, numëroni me mend deri në 5 herë, më pas çlirojini. Kaloni te pulpat, gjunjët, dhe kështu me radhë deri te muskujt e fytyrës.
- Në fund, rrini me sytë mbyllur për disa minuta, duke shijuar këto çaste qetësie dhe shtendosjeje.
- Në fund, përkulni këmbët dhe krahët, merrni frymë thellë, hapni sytë dhe ngrihuni me ngadalë.
Kur nderprisni duhanin ju vijne ne ndihme barnat popullore për të përmirësuar humorin dhe trupin
Angjinat për të drenazhuar. Angjinaret, rrodhet dhe lule radhiqja, në pjesë të barabarta, përbëjnë çajin e duhur për të ndihmuar organizmin të dezinfektohet. Pini katër filxhanë në ditë, kur të doni, duke i kombinuar me 3 çajrat e këshilluara më poshtë.
Bliri për t’u çlodhur. Tre filxhanë çaj në ditë me bazë bliri, lule portokalli, lulesahat dhe murriz për të shmangur tensionin nga mungesa e duhanit. Hidhni një lugë në një tas me ujë të valuar dhe lëreni të valojë për 10 minuta.