Nga ora 9:00 deri ne 17:00: ja si te mbani nen kotroll oreksin
Në fund të ditës tundoheni që ta prishni dietën tuaj me një picë ose aperitiv? Por mund t’ia dilni mbanë nëse përdorni këtë marifet: kontrolloni oreksin vetëm gjatë orarit të punës. Më pas do të ndiheni e lirë dhe do të dobësoheni duke buzëqeshur
Në dietë vetëm gjatë orarit të punës, duke filluar nga ora 09.00 deri në 17.00? Nuk do ta keni aspak të vështirë për ta ndjekur. Mendojeni një herë: ushqimet që hani herë pas here gjatë ditës do të jenë si një nga detyrat e punës që duhen respektuar. As më pak e as më shumë. Nëse e shikoni me këtë këndvështrim mund të jetë edhe diçka argëtuese. Ia vlen ta provoni apo jo? Jo më kot, por do të humbisni një kg në javë.
Një kafe ju hap oreksin
- Rregulli numër një, hani mëngjes. Zgjedhja më e mirë do të ishte 3-4 lugë drithëra integrale të shoqëruara me një filxhan me qumësht. Eshtë një vakt i lehtë, që përmban 150 kalori dhe që mbi të gjitha të ngop.
- Për të shuar urinë, kufizohuni me 1-2 kafe në ditë. Ndryshe nga ç’mendohet, kafeina e tepërt stimulon urinë.
Paninet e “pafajshme”
- Që dieta të jetë sa më e efektshme, duhet të parashikojë 5 vakte të vogla në ditë, përndryshe metabolizmi dembeloset. Ja pse s’duhet ta lini asnjëherë vaktin e mesditës, edhe nëse jeni të zhytur në punë.
- Ky çast i ditës mund të jetë kritik, sidomos nëse nuk keni mensë dhe hani në ndonjë lokal. Atje do të gjeni me siguri shumë panine, që nga pamja e jashtme duken si të “pafajshme”, siç janë hamburgeri, ose sanduiçi. Ato përmbajnë 700-800 kalori. Më mirë zgjidhni menu që janë më të lehta dhe të ekuilibruara (Shikoni propozimet tona).
Bëjini një mbyllje të bukur
- Me të arritur deri në këtë pikë, të durosh deri në orën 17.00 nuk do të jetë aspak e vështirë. Edhe sepse keni zëmrën tjetër për të ngrënë, si për shembull një filxhan çokollate e ngrohtë. Ia dolët mbanë? Bukuri, deri tani keni arritur në 1.000 kalori.
- Në darkë mund të hani pa problem ndonjë copë picë me miqtë tuaj ose një pjatë makarona me salcë. Ose nëse jeni përpara televizorit, hani dy kupa me akullore, i keni merituar.
Ushtrimi që shuan urinë
- Bëni këtë ushtrim të thjeshtë në tavolinën tuaj të punës: nxit sistemin nervor që të prodhojë endorfina, substanca që të falin mirëqenie dhe ju ndihmojnë për të kontrolluar oreksin.
- Uluni me shpinën drejt, zgjasni shtyllën për së larti për 15 sekonda; përkuluni lehtas përpara dhe më pas, për 15 sekonda prapa. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe rrotullojeni trungun në fillim djathtas e pastaj majtas.