A jeni te varur nga kafeina?

A jeni te varur nga kafeina? Keto shenja tregojne nese po.

E nisni diten duke pire nje filxhan kafe? Ndjeni se nuk mund te kaloni diten pa kafe? Nese po, atehere ka shanse qe te jeni te varur nga kafeina.

Ja disa shenja te tjera qe tregojne se jeni te varur nga kafeina:

Dhimbje te shpeshta koke

Vuani shpesh nga dhimbja e kokes? Kjo mund te jete nje shenje se po konsumoni shume kafe. Sepse 100 gr kafeine eshte e mjaftueshme per te te dhene dhimbje koke.

Pagjumesi

Nese nuk flini gjume mjaftueshem, mund te jete per shkak te kafeines qe keni konsumuar. Konsumi i tepert i kafeines ndikon ne gjumin tuaj, duke ju bere qe te vuani edhe nga pagjumesia.

A beni gjume mjaftueshem? Klikoni ketu per te mesuar.

Nuk hiqni dot dore nga kafeina

Nese keni veshtiresi te nderpritni kafeinen eshte nje shenje e sigurte qe jeni te varur prej saj. Edhe pse e dini qe shume kafeine ju ben dem per shendetin, prape se prape nuk hiqni dot dore prej saj.

Kafe para stervitjes

A pini kafe para se te shkoni ne palester per te bere stervitje? Nese po, kjo do te thote se ka shume mundesi te jeni te varur nga kafeina, meqe ju duhet per t’ju nxitur qe te beni stervitje.

femra-moderne.com