Tetë muaj pas ndarjes së saj aq shumë të përfolur nga aktori Ben Affleck, Jennifer Garner është më në fund duke folur se si mbaroi martesa e tyre.
Në numrin e Marsit të revistës Vanity Fair, Garner theu heshjen e saj te zgjatur mbi këtë çështje. Në një intervistë të gjatë dhe të sinqertë, ajo pranon se ende vazhdon ta kujtojë me dashuri marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ben Affleck – dhe se do të martohej me të përsëri, nëse u jepet rasti për një ribashkim.
“Nuk u martova me aktorin e madh te Hollywood-it, por u martova me të”. – i ka thënë aktorja revistes VF. “Ai është dashuria e jetës sime. S’kam çfarë të bëj për këtë! Ai është personi më i shkëlqyer në çdo vend, më karizmatiku, më bujari. Ai thjesht është një djalë i komplikuar. Unë gjithmonë them: “Kur dielli i tij shkëlqen mbi ty, ti e ndjeni, por kur dielli shkëlqen në vende të tjera, është ftohtë.”
Ndërkohë që Ben tronditi tabloidet verën e kaluar, kur u zbulua skandali se kishte një lidhje me dadon e fëmijëve, Garner këmbëngul se marrëdhënia e tij me dadon nuk ka luajtur asnjë rol në prishjen e martesës së tyre. “Ne kishim muaj të ndarë, para se te dilte lajmi për dadon, – i ka thene ajo revistës, dhe se ajo dhe Affleck po mundoheshin të bënim më të mirën e tyre për të mbetur miq, për hir të tre fëmijëve.
“Ne ende duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin për ta kaluar këtë. Ai është ende i vetmi person që me të vërtetë e di të vërtetën rreth gjërave. Dhe unë jam i vetmi person që di të vërtetat e tij,” tha ajo. “Askush nuk duhet ta urrejë atë për mua. Unë nuk e urrej atë. Mos u shqetësoni, sytë e mi ishin të hapura gjatë gjithë martesës.” Eshtë diçka e rrallë të shohësh një reagim të tillë, por bravo Jennifer-it per sportivitetin me të cilin e trajton situatën. Nese keni deshire, mund te lexoni interviten e plote ne faqen e revistes Vanity Fair.
Per me shume lajme: femra-moderne.com