Disa foto qe tregojne per se si ishte jeta luksoze te dy trafikanteve kanadezeve, të akuzuara për trafik droge
Foto me bikini në Bermuda, me arra kokosi në Tahiti dhe xhiro me motora në Peru, këto janë pak nga imazhet që dy kanadezet, të akuzuara për trafik droge në Australi, kanë publikuar nga pushimet e tyre super luksoze.
23-vjeçarja Melina Roberge dhe 28-vjeçarja Isabelle Lagacé u arrestuan së bashku me një bashkëpunëtor të tretë, Andre Tamine, të shtunën teksa transportonin 95 kg kokainë me kroçerë.
https://www.instagram.com/p/BIfrZtfgEhT/?taken-by=belliszaa
https://www.instagram.com/p/BINyUP9AHQp/?taken-by=melinar___
Në rrjetet e tyre sociale faktohet jeta e luksit që ato bënin, luks të cilin ato nuk mund ta përballonin sipas pagave të deklaruara që merrnin.
Pushimet e tyre në vende ekzotike dhe udhëtimi me kroçerë, ku bileta për person kushton 15,000 dollarë, besohet nga autoritetet se kanë ardhur si pasojë e fitimeve të veprimtarive ilegale e trafikut të drogës.
Ne fotot e pushimeve ato duken me shume si dy vajza te reja qe po bejne udhetimin e endrrave dhe jo si dy te jashteligjshme qe merren me trafikim nderkombetar te droges.
Shikoni galerine qe tregon disa foto nga jeta e pushimeve te te rejave: