Jufka me Pulë

Tava me Jufka dhe Pulë

Përbërësit për 4-5 persona

  • 1 pulë e vogël
  • 1 kokërr qepë
  • 400 gr jufka
  • Dy lugë gjelle gjalpë ose katër lugë vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë për jo më shumë se 20 minuta.
  • Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepët duke i kavërdisur derisa volumi i tyre të bjerë.
  • Më pas shtojmë jufkat dhe i kavërdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta.
  • Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër.
  • Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 15 minuta derisa lëngu i pulës të ketë shteruar.

Receta nga: Agroweb

https://femra-moderne.com/si-te-bejme-jufka-vete-ne-shtepi/

femra-moderne.com