Julian Deda, te bijes: “Faleminderit qe me zbukurove jeten”

Dje ishte nje dite e gezueshme per familjen e aktorit te dashur Julian Deda. Vajza e tij, Reina, festoi 10 vjetorin. Urime dhe fjale te mira pa fund kishte per vogelushen, e cila eshte edhe krenaria e prinderve te saj. 

Eshte shume emocionuese dhe prekese te lexosh fjalet qe dalin nga zemra e prindit per femijen. Mbi te gjitha ne ditelindjen e femijes, kur behesh i vetedijshem se ate dite ke lindur edhe ti, nje prind i ri. Si shumë baballarë të tjerë, edhe Juli e ka pikë të dobët vajzën, por në këto 10 vjet, ai ka mësuar shumë prej saj, siҫ thotë ai, rolin kryesor në jetë, atë të prindit. Ja letra e plote:

“Zemra ime, princesha ime, Reina ime, sot u bere 10 vjeç. Nuk di çfare te them, nuk e di se si duhet te ndjehem, di veten se vitet kalokan shume shpejt.
Ti je gezimi dhe mesimi jone i pare. Une mund te kem luajtur shume role ne skene, por rolin kryesor te jetes, ate te prindit, ma mesove ti. Me mesove vendin ku blihen pelenat, me mesove se si mbahet nje femije kur hedh hapat e pare dhe tani po me meson se si edukohet nje njeri, ehhhh çfare leksioni.

Ti je dashuria e babushit dhe ti meriton gjithçka te mire te kesaj bote. Ti vertete u rrite, por je akoma e vogel per te patur nje adrese ne facebook dhe si rezultat ndoshta nuk te bie rasti ta lexosh kete qe po shkruaj, por te lutem shume, te pergjerohem, nese e lexon pas disa vitesh, mos qesh me mua. Mos qesh me menyren se si po shkruaj, sepse sot jam aq i emocionuar sa mund te bej dhe gabime, por nje gje eshte e sigurte, se nuk e ekzagjeroj kur te them…te dua me shume se veten.

U befsh 100 vjeç zemra ime! Qofsh e shendetshme dhe vetem te mira e suksese paç ne jete. U befsh e ditur. Dhe kurr mos harro premtimin qe ta kam dhene qe diten kur linde, tu afrova te veshi dhe te thashe, “sa te kem jete do jem afer teje per çdo nevoje qe do kesh, ne çdo rast”. Faleminderit qe me zbukurove jeten. Te dua shume.”

julian 2

femra-moderne.com