Si kapele ose kapuc mund te jete nje aksesor i mire per te plotesuar veshjen tuaj.
Jo vetem qe te mbajne ngrohte dhe mbrojne floket nga agjentet atmosferik gjate stineve te ftohta, por ju dhurojne nje look chic. Madje, edhe lodhja juaj per te modeluar floket do te minimizohet, pasi shumica e flokeve jane te mbuluara. Megjithate, nese doni te jeni me te sigurta, preferoni nje stilim flokesh me onde. Nes nje dite me ere ose me shi, kapelja eshte zgjidhja me e mire edhe sepse ju ndihmon t’i mbani floket ne rregull.
Zgjedhja e kapeles se duhur
Sfilatat e modes ne shumicen e rasteve nuk jane te pershtatshme per t’u kopjuar nga ne ne jeten e perditshme. Mund te shikoni kapele nga me te cuditshmet, ekstravagantet, te ekzagjeruarat neper sfilata dhe kjo s’do te thote qe duhet t’i kopjojme. Por eshte e rendesishme t’i shohim dhe te kapim ato elementet e rendesishem dhe te gjejme vete frymezimin per t’i pershtatur me stilin tone te perditshem.
Ne kemi zgjedhur disa modele te cilat stilistet nuk i harrojne asnje vit.
Berreta stil francez
Shtepite me te medha te modes e kane patur opsionin kryesor stilin francez te te veshurit, edhe kur vjen puna tek veshja e kokes. Mbi te gjitha stilistet franceze i kane sjelle me nje pushtet te madh berretat neper sfilatat e tyre. I shohim ne ngjyra te shumta, por edhe me zbukurime. Shkojne me gjithcka, si me nje veshje klasike edhe casual.
Kapele me strehe
Keto lloj kapelesh mund te mos jene me te perdorurat, por sigurisht qe jane pare shpesh neper sfilata dhe vazhdojne te jene nje tendence ne vetvete. Kapele fedora jane pare neper sfilatat e Ralph Lauren, Vivienne Westwood, me zbukurime dhe dizajn unik jane pare ne sfilatat e Lanvin. Te gjitha vajzat e kane imagjinuar veten ne nje moment si nje cowgirl – dhe kapelat e Ralph Lauren jane versioni me terheqes i tyre. Nderkohe qe Zimmermann, kane futur disa elemente futuristike, sic jane fashot metalike, per t’i bere edhe me te vecanta.
Kapuci i thurur
Nuk e besoni dot suksesin e madhe qe kane kapucet e thurur me shtiza dhe grep. E bukura e tyre eshte se behen me dore, madje mund t’i beni edhe vete. Edhe nese nuk keni mjeshteri, ne internet mund te kerkoni se si te thurni dhe do merrni lloj-lloj menyrash. Thurjet qe sjell Dolce & Gabbana, jane nga te thjeshta ne zbukurime me lule, ndersa tek Gucci sjell gjithmone shume alternativa te kapucit dhe kapeles se thurur.