Karl Landsteiner, ai qe shpeton cdo dite jete njerezish me zbulimin e grupeve te gjakut

Mbase nuk e njihni emrin e Karl Landsteiner, por zbulimet e tij kane shpetuar jetet e miliona njerezve. Sot ai perkujtohet me rastin e 148 vjetorit te lindjes edhe nga Google, i cili ka trasnformuar logon si nje menyre falenderimi per te, qe na ka mundesuar nje jete me te shendetshme dhe te gjate

Imazh i ngjashëm

Ne vitin 1901, Landsteiner zbuloi ekzistencen e disa grupeve te gjakut, A, B, AB dhe O, dhe se njerezit e te njejtit grup mund te merrnin dhe jepnin gjak. Transfuzioni i pare i gjakut ndodhi ne vitin 1907 nje nje rezultat i menjehershem i punes se tij, gje qe coi ne avancimin e mjekesise, terapive dhe kirurgjise. Që atëherë, shkencëtarët kanë zhvilluar mjete më të fuqishme për të dalluar biologjikisht llojet e gjakut. Pavarësisht zbulimeve, grupet e gjakut vazhdojnë të mbeten misterioze.

Karl Landsteiner se bashku me kolegun e tij Erwin Popper kane punuar se bashku edhe per zbulimin e virusit te poliomielitit, duke shenuar keshtu hapin e pare drejt zhvillimit të një trajtimi për sëmundjen e cila ka prekur miliona fëmijë në mbarë botën.

Fizikani austriak zbuloi për herë të parë llojet e gjakut dhe fitoi çmimin “Nobel” për zbulimin e tij në vitin 1930.

Gjaku ndahet në katër grupe: A, B, AB dhe O, por ekzistojnë dhe nëngrupe siç janë: A1, A2; A1B, A2B dhe variante te tjere si p.sh.: A3, Ax; dhe të fundit A0 dhe A4.

Gjatë tranfuzionit të gjakut, grupi O mund te ju jep gjithëve gjak, kurse pranon vetem nga grupi O. Ndërsa grupi AB merr prej të gjithve dhe i jep vetëm grupit AB, kurse A mund të jep A dhe AB, dhe merr nga Odhe A, kurse B i jep B dhe AB kurse merr nga B dhe O.

femra-moderne.com