Kek i bute me molle dhe kanelle

Nje kek shume i thjeshte dhe me shije te mrekullueshme. Zgjidhni me mire disa molle golden, ose ato te verdhat, me shume leng dhe jo shume te embla, jane me te mira per kek.

Keshilla jone: ne fillim vendosni te gjithe perberesit mbi tavolinen e punes, ndizni furren ne 170 – 180 grade qe te ngrohet dhe filloni pergatitjen e kekut.

Cfare ju duhet:

  • 300 g miell 00
  • 2 tasa kos nga ato te vegjelit
  • 180 gr sheqer kaf
  • 80-100 ml vaj luledielli (ose gjalpe te shkrire)
  • 3 veze
  • 3-4 molle
  • nje dore arra (nese deshironi)
  • pak kanelle
  • leng limoni
  • 1 bustine maja per embelsira

Menyra e pergatitjes:

  • Lani, pastroni dhe qeroni mollet.
  • Tre molle ndajini ne kubike te vegjel dhe futini ne nje tas me lengun e limonit. Limoni i ndihmon te mos oksidohen.
  • Mollen tjeter priteni ne feta shume te holla, rrotullojini ne sheqer dhe sperkatini me leng limoni. Keto duhen per te zbukuruar siperfaqen.
  • Rrihni vezet me sheqerin.
  • Shtoni vajin (ose gjalpin).
  • Shtoni kosin pjese-pjese duke e rrahur vazhdimisht me tel.
  • Miellin perziejeni me majane e embelsirave dhe kanellen. Tani hidheni pjese-pjese miellin duke e situr. (Sitja e ben me te mire brumin dhe rrjedhimisht kekun).
  • Shtoni copat e molleve dhe arrat dhe perziejeni me delikatese me ndihmen e nje spatule.
  • Merrni formen e deshiruar dhe ngjyjeni me vaj ose gjalpe. Hidhni masen.
  • Shtoni fetat e molles ne siperfaqe. Ketu mund te luani me fantazine dhe t’i vendosni fetat sipas deshires, duke formuar nje lule, nese forma e taves eshte rrumbullake.
  • Sperkatini mollet me sheqer kaf.
  • Futeni ne furren e parangrohur ne 170 – 180 grade per 50-60 minuta.
  • Qe te mos ju digjet shume siperfaqja, gjate 10 minutave te fundit mund te vensonini nje leter pjekje ne siperfaqe.
  • Beni proven e pjekjes me ndihmen e nje kruajtese dhembesh, nese del e paster do te thote qe keku eshte pjekur.
  • Sipas deshires, sperkateni me sheqer pluhur ose kanelle.
  • Ju befte mire!

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search