Ky kek me boronica do kthehet ne te preferuaren tuaj. Nje recete e mire, e shendetshme dhe e thjeshte per t’u pergatitur. Mesojeni ketu…
Perberesit:
• 400 g miell 00
• 200 g gjalpe i bute
• 300 g sheqer pluhur
• 4 veze ne temperature ambienti
• lekura e nje limoni, e grire
• 1 luge e vogel ekstakt vanilje
• 1 pluhur pjekje për ëmbëlsira
• 2 luge te vogla sode buke
• 125 g kos
• 250 g boronica
Per dekor: sheqer pluhur
Veshtiresia: E lehte
Koha e pergatitjes: 15 minuta
Koha e pjekjes:50 MIN-55 MIN
Sasia: 4 racione
1. Ne nje tas te madh perzieni miellin se bashku me pluhurin e pjekjes dhe soden e bukes. Ne nje tas tjeter perzieni gjalpin e bute se bashku me sheqerin derisa te arrini nje mase shkumoze.
2. Shtoni vezet, nje e nga nje, nderkohe qe vazhdoni perzierjen. Bashkoni lekuren e limonit te grire, ekstraktin e vaniljes, duke i perziere me kujdes qe te bashkohen.
3. Shtoni kosin, me pas perzierjen e miellit, duke i perziere me nje spatul.
4. Kur te keni perfituar nje mase homogjene, shtoni boronicat e fresketa dhe perziejeni me kujdes qe te mos prishen. Derdheni masen ne nje forme keku, te cilen me pare e keni lyer me gjalpe dhe e keni pluhurosur me miell. Nivelojeni siperfaqen me kujdes dhe futeni ne furren e parangrohur ne 180°. Piqeni per rreth 50-55 minuta, duke e verifikuar pjekjen me nje kunj dhembesh.
5. Nxirreni nga furra, lereni te ftohet plotesisht dhe me pas kthejeni ne nje pjatance. Kompletoni kekun duke e pluhurosur me sheqer pluhur dhe me pas kthejeni ne nje pjatance. Kompletoni kekun duke e pluhurosur me sheqer pluhur dhe me pas sherbejeni.
Burimi:cucchiaio.it
femra-moderne.com