Kek me lajthi

E shijshme dhe me nje arome te vecante, keku me lajthi eshte nje embelsire perfekte per te shoqeruar kafene apo cajin. Ky kek mund te zevendesoje shume mire edhe mengjesin. E dini qe lajthite jane shume te pasura me Vitamine E? Ja pra nje arsye tjeter per ta provuar kete recete.

Perberesit:

  • 300 gr lajthi
  • 200 gr miell
  • 100 gr gjalpe te shkrire
  • 150 gr sheqer
  • 60 ml kafe
  • 60 ml qumesht
  • 3 veze
  • 1 pako maja embelsirash
  • 2/3 e nje luge (10 ml) vaj ulliri ekstra i virgjer
  • 1.5 luge (20 ml ) rum
  • pak vanilje pluhur

Koha e pergatitjes: 25 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Pergatitja:

  • Piqini lajthite lehte ne nje tave furre, pastaj pritini imet. Perziejini ato me sheqer, miell dhe me pas me tre veze te rrahura, kafe, qumesht, vaj ulliri, rum, vanilje, sode buke dhe ne fund me gjalpin e shkrire.
  • Hidheni perzierjen ne nje tave te ceket ku keni shtruar leter furre.
  • Keku duhet te jete 2 cm i trashe.
  • Nje menyre e mire per t’u siguruar qe perzierja eshte e njetrajtshme eshte ta mbeshtjellesh ate teresisht me leter alumini dhe pastaj ta shtypesh butesisht me duar ne tave.
  • Piqeni ne furre te parangrohur ne 200 C per 30 minuta.
  • Pasi te ftohet pudroseni me sheqer pluhur.
  • Sherbejeni ne temperature ambjenti.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search