Receta per kek te thjeshte me leng portokalli, arra dhe rrush te thate
Nje kek eshte nje embelsire e shkelqyer per te shoqeruar kafene ose cajin e pasdites. Gjithashtu mund te jete nje snack i shendetshem per femijet ose nje zevendesues i bukes se mengjesit. Ne keto dite te ftohta eshte edhe nje menyre e mire per t’i dhene nje atmosfere te ngrohte ambjentit te shtepise. Me te thjeshte se ky kek nuk ka. Mund te ndiqni udhezimet tona ose ta pergatisni sic beni zakonisht me receten e revanise tone tradicionale. Mjafton t’i shtoni perberesit e meposhtem dhe te zevendesoni kosin me leng portokalli.
Perberesit:
- 1/2 filxhani vaj ulliri
- 1 filxhan sheqer
- 3/4 filxhani leng portokalli
- 1 luge gjelle lekure portokalli e grire
- 3 filxhane miell qe fryhet vete
- 1 luge e vogel sode buke
- gjysma e 1 luge te vogel me kanelle
- 2 veze
- 1/2 filxhan qumesht
- arra dhe rrush i thate (sipas deshires)
- sheqer pluhur per zbukurim
Pergatitja:
- Perzieni shqerin me vajin derisa te tretet. Shtoni lekuren e grire te portokallit dhe lengun e portokallit.
- Shtoni vezet dhe ne fund qumeshtin.
- Rrihni masen ne mixer, ose me rrahese dore.
- Perzieni miellin, soden, dhe kanellen.
- Bashkoni masen e miellit me masen e lengshme duke i perziere lehte.
- Ne fund shtoni arrat dhe rrushin e thate.
- Futeni kekun ne furre dhe piqeni ne 180 grade. Mos harroni te beni proven e kruajteses se dhembeve: kur del e paster nga mesi i kekut, do te thote se eshte pjekur.
- Pasi te ftohet, pudroseni me sheqer pluhur per zbukurim.