Ky kek eshte shume i thjeshte dhe i shpejte. Me siguri qe do ju nxjerri mallin e revanise se femijerise, por do t’i pelqeje shume edhe femijeve tuaj.
Embelsirat kane qene dhe vazhdojne te jene nje nga gatimet me te pelqyera dhe ato qe “bashkojne” gjithe pjesetaret e familjes. Ky kek, pervecse eshte shume i thjeshte, eshte eshe teper kur i shijshem. Ju keshillojme ta zbukuroni me feta portokalli, per nje pamje estetike. Shikojeni kete version te kekut me sherbet dhe na tregoni nese ju pelqeu.
Perberesit:
- 3 filxhane miell
- 2 luge maja embelsirash
- ¾ filxhan kos
- 3 luge gjalpe
- 4 veze
- ¼ filxhan sheqer pluhur
Sherbeti:
- ¾ filxhan sheqer
- 1 luge leng portokalli (ose limoni)
- 1 luge caji vanilje
- ½ filxhan uje
Pergatitja:
- Ne temperature te ulet, shkrini sheqerin me ujin.
- Sapo sheqeri te jete shkrire shtoni lengun e portokallit.
- Pasi shurupi te ftohet, shtoni vaniljen.
- Rrihni gjalpin, sheqerin dhe kosin deri sa te perfitoni nje mase te bute.
- Shtoni vezet, nderkohe qe vazhdoni t’i rrihni me rrahese .
- Shtoni miellin dhe majane dhe perziejini mire.
- Merrni nje tave jo shume te thelle dhe yndyroseni me gjalpe te shkrire.
- Hidhni brumin ne forme.
- Futeni ne furren e parangrohur ne 200 grade per 40 minuta.
- Nxirrni kekun nga furra dhe shtojini sherbetin menjehere.