Kek i shpejte per t’u gatuar, por edhe per t’u ngrene.
Per te gjithe ju qe pelqeni te emblat, kjo eshte nje recete e mire dhe e shijshme. Jemi te sigurte qe do ta pelqeni, per me teper qe eshte e pasur me reçel dhe arra. Deshironi te dini se si gatuhet ky kek i shpejte? Atehere ju ftojme te mesoni receten…
Perberesit:
- 1 filxhan (200 g) sheqer
- ½ filxhan me reçel sipas deshires (fruta pylli, kumbulla, kajsi)
- 2 filxhane uje te vaket
- 1 filxhan vaj
- 1 luge caji sode buke
- 1 qese e vogel sheqer vanilje
- 3 filxhane miell
- 1 filxhan arra te grira
- sheqer pluhur
Pergatitja:
- Grini imer arrat.
- Ne nje tas te madh hidhni miellin, sheqerin, soden e bukes dhe sheqerin e vaniljes. Perziejeni duke e rrahur me tel.
- Shtoni reçelin, ujin, vajin, arrat dhe perzieni mire te gjithe perberesit me telin rrahes, derisa te perfitoni nje mase homogjene.
- Derdheni perzierjen ne nje tave te rrumbullaket te lyer me vaj dhe pak miell.
- Futeni taven ne furren e parangrohur ne 180 grade. Kontrollojeni me ndihmen e nje kruajteseje dhembesh per te pare nese eshte pjekur brenda.
- Pasi te jete pjekur, nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet. Me pas priteni ne copa dhe sperkateni me sheqer pluhur.