Me nje shije te vecante dhe mjaft terheqese, keto minikeke permbajne ereza, djathe dhe nga nje lule brokoli ne zemer. Eshte e pasur me kalori, por jane nje gatim i persosur per festa, apo per nje snack pasdite.
Brokoli, perveç shijes te mire, gjen shume perdorim ne gatimet e ndryshme edhe per faktin se eshte shume i shendetshem. Brokoli permban 27 kalori per 100 gr, eshte i pasur me kripera minerale, vitamina C, B1 dhe B2. Le te mesojme se si behet kjo recete, e adaptuar nga blog.etsy.com
Perberesit
- 12 lule brokoli (secila do futet brenda nje forme per keke)
- 275 g (1 filxhan dhe 2.5 luge) gjalpe i zbutur ne temperature ambjenti
- 50 g (1/4 filxhan) sheqer
- 4 veze te medha, ne temperature ambjenti
- 300 g (1 1/4 filxhan) miell
- 1 luge pluhur pjekje (baking powder)
- 1 luge turmeric
- 1/2 luge spec djeges pluhur
- 1/2 luge kripe
- 60 g djathe cheddar i grire (ose kackavall)
Pergatitja:
- Parangrohni furren ne 180°C. Vloni nje tenxhere me uje dhe zieni borkolit per 3 minuta. Shpelajini me uje te ftohte qe te nderpritet gatimi, kullojini dhe vendosini ne leter kuzhine qe te thithet uji i tepert.
- Rrihni gjalpin me nje rrahese elektrike derisa te behet kremoz. Me pas, shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i perzieni derisa te behet mase shkumoze. Shtoni vezet nje nga nje, duke i rrahur mire cdo here. Perzieni se bashku miellin, pluhurin fryres qe perdoret zakonisht per kek, turmerikun, specin pluhur dhe kripen. Shtojani mases se lengshme dhe vazhdoni ta perzieni me rrahese elektrike. Ne fund shtoni djathin e grire dhe perzieni masen me ndihmen e nje spatule.
- Merrni format e kekeve (te cilat mund te jene prej letre, alumini, silikoni ose tava te posacme) dhe hidhni nje luge brume ne secilen prej tyre dhe perhapeni lehte neper anet e formes. Vendosni ne kembe nga nje lule brokoli tek secili kek. Shtoni brumin e mbetur afersisht deri ne maje te secilit brokoli, duke e shperndare njesoj tek te gjitha. Mos u merakosni qe te duken perfekte.
- Piqni mini-keket afersisht rreth 30 minuta, derisa te marrin nje ngjyre te arte dhe brumi te jete focuar. Ndersa piqen, pak gjalpe mund te ffluskoje mbi kek dhe nese doni mund ta fshini me leter kuzhine, por gjithsesi mos u shqetesoni.
- Lerini keket te ftohen plotesisht mbi nje rrjete dhe mundohuni t’i konsumoni brenda dites.
Ju pelqeu receta? A do t’i ndryshonit ndonje perberes? Na tregoni ne komentet poshte se si do ta gatuanit ju.