Kemisha e bardhe nuk njeh stinë, nuk njeh moshe dhe nuk njeh as kohe. Eshte nje nder veshjet qe nuk del kurre nga moda dhe do jete gjithmone nje “must have”.
Mund të vishet në dimër, poshtë një pulovre, por kombinohet më lehtë gjatë sezonit të pranveres me funde, pantallona të stampuara dhe veshje të tjera tipike pranverore. Mund te shkoje per bukuri edhe gjate veres, me pantallona te shkurtra apo funde. Shikoni se sa shume ide te mrekullueshme kombinimesh kemi ne kete fotogaleri. Nga kombinimet klasike tek ato me te guximshmet.
Këmisha e bardhë konfirmohet veshja më demokratike e garderobës femërore, një nga veshjet kult nga e cila është e pamundur të lodhesh.
Nga modelet prej pambuku, të përshtatshme në të gjitha rastet, tek ato mëndafshi, perfekte edhe me veshje më formale; këmisha e bardhë, mund të kombinohet në shumë variante dhe nuk mund të mos gjejë hapësirë në garderobën tuaj edhe këtë sezon.
Si ta kombinojme kemishen e bardhe këtë pranverë dhe verë?
Me një palë xhinse, me fund me gjatësi mesatare me lule, poshtë një pulovre, me pantallona me stampime shumëngjyrëshe ose jo: ndihuni të lira të guxoni e të luani me kombinimet.