Kenga e re e Alban Skenderaj, dedikim dashurie per Miriamin…

Alban Skënderaj ka publikuar sot klipin e “Engjëll”, e cila eshte nje kenge dashurie qe mund t’i pershtatet cdo cifti te dashuruarish. Kënga është himni i një dashurie të konsoliduar që rikonfirmohet në çdo varg. 

Albani i drejtohet Miriam Canit me vargje të këngëve të njohura, duke rikonfirmuar që i ka shkurar për të këngët “Mrekullia e tetë”, “Lermë të vdes me ty”, por edhe “Mirëmëngjes”, me vargje që kanë mbetur në kujtesë, si “je një në një milion” apo “vjen një herë në jetë”.

Klipi eshte i thjeshte, por kuptimplote. Nis me figurinen e nje engjelli, e me pas cifti qe udhëtojnë me makinë. Ky videoklip mund te konceptohet si jeta e te dyve bashke, qe sapo ka nisur rrugen e tyre si cift.

Nese akoma nuk e keni degjuar, nxitoni te kenaqni veshet me kete kenge:

Ky eshte teksti i kenges “Engjell”

Me këmishën në një sup të zbuluar
Beli hollë porsa një rreth në dy duar
dhe me sytë e buzëqeshur si gjithmonë
Gjunjët dalin nëpër xhinset e bardha
Era luan nëpër flokët e arta
Dielli duket sikur veç mbi ty ndriçon

Dhe sa herë kalon nëpër qytet
Si Kupid në zemër me shigjetë
në mijra njerëz mua me godet

Engjëll ndoshta tani më kupton
Kur të them je një në një milion
Kur të them se vjen njëherë në jetë
Se ti je mrekullia e tetë
Kur të thoja me ty lërmë të vdes
Kur provoja të them mirëmëngjes
Ëngjëll më beso
gjithmonë ke qënë ajo

Zëri jot i përcjell tingujt pranverës
Buza jote shuan etjen e verës
Dora si një fllad i ëmbël ledhaton

Fjalët e tua horizont diturie
Zemra si një oqean çiltërsie
Vetëm dashuri kudo ti rrezaton

Dhe sa herë kalon nëpër qytet
Si Kupid në zemër me shigjetë
në mijra njerëz mua më godet

Engjëll ndoshta tani më kupton
Kur të them je një në një milion
Kur të them se vjen njeherë në jetë
Se ti je mrekullia e tetë
Kur të thoja me ty lermë të vdes
Kur provoja të them mirëmëngjes
Engjëll më beso
gjithmonë ke qenë ajo

femra-moderne.com