Kengetare pa dashje? Ja çfarë studiuan keto kengetare shqiptare

Mund te themi se keto kengetare shqiptare i jane futur aksidentalisht botes se muzikes. Ja disa emra të njohur të skenës sonë, të cilët mbaruan universitetin në drejtim krejt tjetër dhe aktualisht ushtrojnë profesionin e këngëtarit.

Nuk mund të themi se është larguar shumë nga fusha e artit, pasi edhe studimet i ka përfunduar në Akademinë e Arteve, por jo në degën e muzikës. Fjala është për reperin e njohur Ledri Vula, i cili përfundoi studimet në degën regji-film. Ledri disa here, ka ushtruar edhe profesionin e regjisorit. Para dy viteve, ai kishte përgatitur një reportazh për gratë e dhunuara gjatë luftës. Reportazhi u transmetua në RTV 21.

Balerine dhe showgirl  në ekranin e Top Channel, tani është shfaqur edhe si këngëtare. Luana Vjollca ka përfunduar studimet për drejtësi. Ndersa Ciljeta per shkenca politike.

Olta Boka u be e njohur me kengen “Zemren e lame peng”. Me te cilen u paraqit ne Eurovisionin 2008 qe u mbajt ne Beograd te Serbise. Edhe ajo studion per Drejtësi.

Zajmina Vasjari, nje ish-miss, por qe njihet si këngëtare. Ndoshta s’e dini, por me profesion është arkitekte. Zajmina tashmë ka filluar të merret edhe me biznes. Ka disa kkohe qe ka hapur në Tiranë butikun e saj.

Soni Malaj ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, per frengjisht. Edhe pse një përkthyese e zonja, ajo nuk e ka ushtruar ende këtë profesion.

Zanfina Ismaili është mjaft e njohur për publikun. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën katër vjeç. E inspiruar nga motra e saj e madhe Adelina, ajo u mor me muzikë edhe në vazhdimësi. Zanfina përfundoi studimet në Fakultetin Juridik, e ndërsa aktualisht ushtron profesionin e këngëtares.

Elvana Gjata ka perfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Me këtë degë ajo mendoi të kompletohej artistikisht.

Kengetarja Anjeza Branka ka mbaruar Akademinë e Arteve, por jo per kenge. Edhe pse eshte pjese e botes se artit, Anjeza ka studiuar për aktrim.

Po njesoj edhe per Rozana Radin. Edhe pse njihet me se shumti si kengetare dhe autore tekstesh,  studimet e larta i ka kryer per drame.

femra-moderne.com