Keni ndjesinë sikur këmbët ju djegin? Ja cfarë do të thotë…

Ka shume njerëz që përjetojnë ndjesinë e djegies në këmbët e tyre. Nese edhe ju perjetoni shpeshherë këtë ndjesi, lexoni me poshtë se cilat mund të jenë arsyet…

Shkaqet

Ka disa arsye pse ndodh kjo gjë, që për disa mund të jetë një eksperiencë e dhimbshme. Shpesh ndodh për shkak të ndonjë dëmtimi nervor, ose neuropatik, i shkaktuar nga diabeti. Ne disa njerëz me neuropati, nervat e këmbëve janë të parat që dëmtohen. Këto nerva bëhen hiperaktive dhe me të ndjeshme ndaj prekjeve. Në disa raste, ndjesia e djegies është aq e lartë saqë personi që po e vuan nuk është në gjendje të bëjë as aktivitetet më normale. Përvec dhimbjes, disa përjetojnë gjithashtu edhe ndjesinë e mpirjes.

Disa gjendje shëndetësore shkaktojnë ndjesinë e djegies

Megjithëse diabeti dhe abuzimi me alkolin janë shkaqet më të zakonshme të neuropatisë së këmbëve, ka edhe disa gjendje të tjera shëndetësore që e shkaktojnë. Kjo përfshin semundjet e veshkave, mungesa e vitaminave, hipotiroidizmi etj. Infeksionet dhe inflamacionet e këmbëve gjithahtu shkaktojnë neuropati.

Analizat diagnostikuese

Në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme kryerja e analizave për të diagnostikuar djegien e këmbëve për shkak të neuropatisë. Por në disa raste shkaqet mund të mos jenë të qarta. Në këto raste mund të kryhet një elektromiografi (EMG), analiza e përçueshmërisë nervore, madje në disa raste mund të jetë e nevojshmë edhe një biopsi.

Trajtimi

Pasi diagnostikohet, fokusi është të ndalohet dëmtimi i mëtejshëm i nervave. Psh, në rastin e neuropatisë diabetike, kontrolli i niveleve të sheqerit dhe ndryshimin i menyrës së jetesës mund të ndihmojë në qetësimin e ndjenjës së djegies. Alkolikët duhet të heqin dorë nga alkoli, ndërsa ata me hipoteroidizëm ose mungesë vitamin B12, respektivisht duhet të marrin mjekim për tiroiden dhe suplement me vitaminë B12 .

Kura natyrale

Tek disa, ndjesia e djegies është një gjendje kronike. Një nga kurat më të mira që mund të bëni në shtëpi, (e cila mund të përsëritet disa herë në ditë), është të zhysni këmbët tuaja për disa minuta në një legen të mbushur me ujë të ftohtë.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search