Kepucet tregojne si je ne te vertete

Kepucet tregojne si je ne te vertete. Të paktën kështu pretendojnë studiuesit e Universitetit të Kansas

Studiuesit e Universitetit të Kansas kanë drejtuar një studim të publikuar në “Journal of Research in Personality”, ndërsa sqarohet se saktësia e tij arrin deri në 90%.

63 studentë u vunë përballë 208 palë këpucëve të ndryshme, të cilat u përkisnin një grupi vullnetarësh të cilët i kishin vënë në dispozicion për eksperimentin.

Vetë këta vullnetarë para se të dorëzonin këpucët kishin plotësuar një pyetësor në të cilin ishin pyetur lidhur me personalitetin. Pas kësaj, përfaqësuesve të grupit iu kërkua që të shikojnë çdo palë këpucë, duke iu kërkuar të përcaktojnë seksin, moshën dhe statusin social si dhe anë të ndryshme të personalitetit të pronarit. Nga këto ballafaqime u dhanë përcaktime nëse i zoti i këpucëve ishte emocional ose jo, i ashpër ose jo, serioz apo gazmor.

Çuditërisht rezultoi se ata persona që në pamje të parë mbanin këpucë të parehatshme, ishin të qetë, ndërsa ata që mbanin këpucë shik dhe me taka ishin më agresivë. Habi bëri fakti se studentët arritën të gjenin edhe moshën e personave që u përkisnin këpucët, prej markës dhe mirëmbajtjes së tyre.

Këpucët përfaqësojnë në një masë të madhe karakterin dhe informacione të personave që i veshin, shumicën e rasteve ato duhen për qëllim praktik, por edhe si sinjale joverbale si mesazhe simbolike. Theksohet se njerëzit u kushtojnë rëndësi të madhe këpucëve që veshin të tjerët, thuhet në përfundimet e studimit.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search