Kerofobia, frika e të qënit i lumtur

Njerëzit që kanë një frikë të paarsyeshme për të qenë të lumtur vuajnë nga sindroma që quhet Cherophobia (kerofobia).

Kerofobia vjen nga fjala greke ‘chairo’ që do të thotë “unë gëzohem”. Në thelb ajo do të thotë se njerëzit kanë frikë të jenë të lumtur, sepse dicka e keqe mund të ndodhë më pas.

Kerofobia nuk përdoret gjerësisht dhe nuk ka një përcaktim të saktë, por është shfaqur si term në edicionin e fundit të Diagnostic Statistical Manual of Mental Disorders, që është burimi kryesor i diagnostifikimit të kushteve të shëndetit mendor. Burimet e Kerofobisë janë nga më të ndryshmet. Për shembull, mund tju ketë ndodhur diçka e keqe pas një çasti lumturie, dhe mendoni se kështu mund të ndodhë sërish.

Sipas Healthline, disa mjekë ekspertë e klasifikojnë kerofobinë si një formë ankthi. Dikush që ka kerofobinë, ndoshta nuk është i trishtuar gjithë kohës, por thjesht shmang ngjarjet apo aktivitetet që i sjellin lumturi e gëzim.

Disa simptoma të kerofobisë janë:

  • Ankth kur jeni të ftuar në një mbledhje shoqërore
  • Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë në ndryshime pozitive të jetës, me frikën se diçka e keqe do të ndodhë
  • Refuzoni të merrni pjesë në aktivitete “zbavitëse”.
  • Mendoni se të jesh i lumtur do të thotë se do të ndodhë diçka e keqe.
  • Mendoni se lumturia ju bën një njeri të keq, apo më të keq.
  • Besoni se të tregosh lumturi është keq për ju, miqtë dhe familjen.
  • Mendoni se të përpiqesh të jesh i lumtur është humbje kohe dhe përpjekjesh.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search