Kërpudha ka vlera të larta ushqyese. Ajo ka përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C, B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen. Kuskusi është një ushqim që përfitohet nga drithrat, me saktë nga grisi i grurit, por disa here edhe melit ose elbit. Bluhet dhe i lagur formohet në kokrra të imta dhe thahet. Eshtë një burim i proteinave, hekurit, vitamines E dhe vitamines B kompleks. Gjithashtu përmban vajra bimor të mire per shendetin.
Përgatitja: 3 minuta
Pjekja: rreth 12 minuta
Për racion: 390 kalori; 17 g yndyrna (10 g prej të cilave janë të ngopura); 35 g karbohidrate.
Përbërësit për 4 persona: 125 g kuskus; 20 g majdanoz, grirë trashë; 280 g perime antipastë të ruajtura në vaj, të kulluara dhe me vajin e konservimit mënjanë; 8 kërpudha të mëdha; 25 g gjalpë; 25 g miell; 300 ml qumësht i skremuar; 75 g djathë Cheddar (ose kaçkavall), i grirë + për spërkatje.
- Parangroheni furrën në 220 gradë. Hidheni kuskusin në një enë me 200 ml ujë të valuar, majdanozin e grirë, perimet antipastë të kulluara dhe 1 lugë gjelle nga vaji i tyre i konservimit. Përziejini mirë.
- Vendosini kërpudhat në një tavë furre dhe hidhni pak nga përzierja e kuskusit në çdo qendër të tyre. Piqini në furrë, ndërkohë që përgatisni salcën.
- Në një tigan, përzieni gjalpin, miellin dhe qumështin mbi zjarr të fortë, derisa përzierja të filojë të valojë. Ulni zjarrin sapo të fillojë të trashet dhe përziejeni vazhdimisht, derisa të bëhet e butë. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe hidhni djathin.
- Hidhni salcën mbi kërpudha dhe spërkateni me djathin e mbetur. Rifutini në furrë edhe për 7-10 minuta, derisa të bëhen të kuqerremta.
Shërbejeni me sallatë jeshile.