Kërpudhat janë aq të mira sa shumë i përdorin si ilac kurues. Ato janë një superushqim, të cilat përmirësojnë shëndetin. E dini që kërpudhat nuk janë mirëbërëse vetëm për njerëzit, por edhe për planetin? Ato pastrojnë ajrin nga ndotja, krijojnë mjedise të pasura për fermat dhe pyjet, madje mund të bëhen burim i qëndrueshëm i karburantit në të ardhmen.
Kerpudhat jane nje menyre mjaft efikase ne luften kunder kancerit.
Kjo mesa duket, pasi kerpudhat kane efekte te jashtezakonshme ndaj kancerit te fshikezes dhe prostates. Te perdorura mjaft ne kuzhinen e lashte kineze, ato kane vlera te dobishme dhe te pazevendesueshme ne luften ndaj tumoreve qe shkaktohen kryesisht ne fshikezen e urines.
Përse janë të mira?
- Kërpudhat janë burimi i vetëm vegjetarian i vitaminës D (ergosteroli që gjendet tek kërpudha kthehet në vitaminë D kur ekspozohet në dritën e diellit).
- Kanë në përmbajtjen e tyre selenium, zink dhe mangan. Të tre këto minerale janë antioksidantë të fuqishëm të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe e mbrojnë atë nga një sërë sëmundjesh.
- Janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet. Për më tepër kjo vitaminë luan një rol thelbësor për sistemin nervor.
- Betaglukanët që gjenden tek to fuqizojnë imunitetin dhe japin rezistencë më të lartë ndaj alergjive.
- Ato gjithashtu na ofrojne përfitime kognitive dhe neuroprotektive – duke u bërë një ushqim që ndihmon në luftën kundër demencës.
- Seleniumi dhe ergothioneine që gjenden tek kërpudhat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej sëmundjeve kronike.
- Ekstraktet e kërpudhave ndikojnë në zhbllokimet e aortës, dëmet që i shkaktohen asaj dhe rreziqet që llidhen me qarkullimin e gjakut.