Keshilla: Menyra me e mire per te gatuar peshkun

Që peshku të na bëjë mirë, duhet gatuar në mënyrën e duhur. Prandaj zgjidhni gatimin me avull dhe shmangni fërgimin me vaj.

Me avull

Mënyra më e mirë për të gatuar ushqimet duke mbajtur të gjitha vetitë ushqyese është gatimi me avull. Peshku, që nuk ka nevojë të gatuhet për një kohë shumë të gjatë, mund edhe të zihet ose të piqet në furrë. Në vend të yndyrës mund të përdorim disa bimë ose erza që i nxjerrin në pah shijen. Peshku në skarë është një pjatë shumë e shijshme dhe mund të jetë edhe e shëndetshme nëse hiqen pjesët e djegura, që mund të jenë shumë të dëmshme.

I fërguar

Skuqja e bën peshkun më pak të tretshëm. Nëse nuk rrini dot pa e skuqur, ja se si ta gatuani për ta bërë më pak të tretshëm.

  • Nëse do të gatuani një sasi të madhe peshku ndërrojeni vajin disa herë, sapo të nxihet.
  • Peshku duhet  të zhytet në vaj shumë të nxehtë, në mënyrë që me kontaktin e parë të formohet një kore që ta ndalojë yndyrën të depërtojë në thellësi të ushqimit.
  • Nuk duhet të gatuhet shumë, por të marrë një ngjyrë të artë. Lexoni ketu receten: Merluc i skuqur

Ne zgare

Qe peshku te mos ngjisi ne hekurat e zgares duhet qe ta lyeni mire me vaj zgaren. Me vaj ulliri lyeni pjesen e brendshme dhe te jashtme te peshkut. Per 500-600 gr peshk nevojiten 15 minuta gatimi. Qe ta kuptoni nese peshku eshte gati, provoni te hiqni nje pjese te lekures: nese mishi i peshkut keputet kollaj, do te thote qe eshte gati.

Ne furre

Pasi ta keni marinuar peshkun me vaj ulliri, kripe, hudhra dhe leng limoni, mbeshtilleni me leter furre dhe piqeni per 30 minuta ne 180 grade. Lexoni receten: Levrek i pjekur ne furre.

I zjere

Po, mund ta zieni ne uje ose leng perimesh, por kjo metode eshte me e pershtatshme per peshqit e forte si salmoni. Lengun mund ta perdorni shume mire per supe peshku.

femra-moderne.com