Keshilla mode: Me nje fjongo ndryshoni look-un tuaj

A mjafton nje fjongo per te qene moderne? Kete vere kjo eshte e mundur. Ky është një trend intrigues dhe normalisht qe edhe ne do ta ndjekim: fjongo te lidhura lirshem ne qafe, varur nga kemishat apo fustanet, lidhur ne pantallona apo per te mbledhur floket: cdo menyre eshte e duhura.

Delikate, e ëmbël, kokete, e gjallë, joshëse apo të pafajshëm: te kthesh nje shirit swirling në fjongo të bukura eshtë patjetër një prekje përfundimtare për të qene ne mode kete vere.

Sipas Dior, fjongot – të mëdha, të vogla, shume të mëdha – janë stolia më e natyrshme e një fustani dhe një mënyrë e përsosur për të mbuluar një dekolete, per te zbukuruar një kapelë apo per të lidhur rreth belit, por duhet të përdoret me maturi dhe të vendoset me kujdes.

Romantike dhe që bieni në sy: fjongot rreth qafës krijojnë një lloj pamje “bon ton” ose klasike, femërore dhe joshëse. Ato për këtë verë do të jenë tepër në modë.

Një stil i shkëlqyer dhe me shije “bon ton” do të jetë moda e kësaj vere për fustanet dhe këmishat. Ato shfaqen këtë herë me fjongo.

Pavarësisht ngjyrave, stampimeve dhe copave transparente, stilistët më te famshëm kanë vendosur të përdorin fjongot në qafë, për të mos humbur efektin romantik të veshjeve.

Shumica e stilistëve preferojnë fjongon e gjatë të lidhur në qafë. Nëse këmisha apo fustani juaj nuk ka jakë, ju mund ta vendosni një vetë.  Një fjongo mëndafshi e lidhur në qafë josh më shumë sesa një dekolte e hapur.

femra-moderne.com