Nje hapesire e rendesishme për fëmijët tuaj ku ata të luajnë, studiojnë dhe të pushojnë është dhoma e gjumit. Dhoma e gjumit duhet të jetë funksionale dhe me shume ngjyra.
- Fëmijët kanë nevojë për hapësirë, e jo për mobilje të tepërta. Kur të vendosni ta rregulloni dhomën e fëmijëve tuaj, duhet të merrni dhe mendimin e tyre. Zgjidhjet qe shfrytezojne hapesiren e dhene janë: krevati, dollapi, tavolina e punës etj. Te gjitha jane mobilje qe shoqerojne femijet pergjate kohes se rritjes.
- Fëmijët duhet të marrin pjesë në rregullimin e dhomës së tyre, meqë kjo do të jetë mbretëria e tyre e vogël ku do të mësojnë, luajnë dhe flenë.
- Mobiljet në dhomën e fëmijës suaj duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe sa më shumë funksionale.
- Zgjidhni modelet pa detaje të shumta dhe çdo pesë vjet ndërrojeni dyshekun.
- Ngjyrosja e mureve të dhomës duhet të përshtatet me krevatin, dollapin dhe perdet.
- Shfrytëzojeni çdo centimetër të ambientit, në mënyrë që të keni vend për rrobat, librat dhe lodrat.
- Mendoni për tapete, çarçafë apo leter muresh të cilat në ditët e sotme mund të gjenden me dizajne dhe motive të ndryshme si p.sh peizazhet përrallore, ose personazhet nga filmat vizatimor.
- Fëmija duhet të ketë ambient të mjaftueshëm për të mësuar dhe të ketë rafte për vendosjen e librave dhe lodrave.
- Mos vini perde të rënda, meqë aty grumbullohet pluhuri.
- Sigurojini fëmijës varëse rrobash në lartësinë e përshtatshme për moshën e tij dhe do t’i ndihmoni të mësojnë t’i mbajnë gjërat në rregull.
- Nëse dhoma e fëmijëve tuaj është e vogël dhe nuk i nxë dy shtretër atëherë blini një krevat marinari.