Këshilla për mobilimin e dhomës së fëmijëve (15 ide)

Nje hapesire e rendesishme për fëmijët tuaj ku ata të luajnë, studiojnë dhe të pushojnë është dhoma e gjumit. Dhoma e gjumit duhet të jetë funksionale dhe me shume ngjyra.

  • Fëmijët kanë nevojë për hapësirë, e jo për mobilje të tepërta. Kur të vendosni ta rregulloni dhomën e fëmijëve tuaj, duhet të merrni dhe mendimin e tyre. Zgjidhjet qe shfrytezojne hapesiren e dhene janë: krevati, dollapi, tavolina e punës etj. Te gjitha jane mobilje qe shoqerojne femijet pergjate kohes se rritjes.
  • Fëmijët duhet të marrin pjesë në rregullimin e dhomës së tyre, meqë kjo do të jetë mbretëria e tyre e vogël ku do të mësojnë, luajnë dhe flenë.
  • Mobiljet në dhomën e fëmijës suaj duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe sa më shumë funksionale.
  • Zgjidhni modelet pa detaje të shumta dhe çdo pesë vjet ndërrojeni dyshekun.
  • Ngjyrosja e mureve të dhomës duhet të përshtatet me krevatin, dollapin dhe perdet.
  • Shfrytëzojeni çdo centimetër të ambientit, në mënyrë që të keni vend për rrobat, librat dhe lodrat.
  • Mendoni për tapete, çarçafë apo leter muresh të cilat në ditët e sotme mund të gjenden me dizajne dhe motive të ndryshme si p.sh peizazhet përrallore, ose personazhet nga filmat vizatimor.
  • Fëmija duhet të ketë ambient të mjaftueshëm për të mësuar dhe të ketë rafte për vendosjen e librave dhe lodrave.
  • Mos vini perde të rënda, meqë aty grumbullohet pluhuri.
  • Sigurojini fëmijës varëse rrobash në lartësinë e përshtatshme për moshën e tij dhe do t’i ndihmoni të mësojnë t’i mbajnë gjërat në rregull.
  • Nëse dhoma e fëmijëve tuaj është e vogël dhe nuk i nxë dy shtretër atëherë blini një krevat marinari.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search