Keshilla per prinderit me femije të diagnostifikuar me autizëm

A keni fëmijë të diagnostifikuar me autizëm? Ja disa keshilla per prinderit

Për prindërit kjo mund të jetë një nga sfidat më të mëdha në jetën e tyre të përditshme. Autizmi shfaqet në formën e vështirësive për të qënë aktiv në komunikim dhe sjellje, duke sjellë mungesën e interesit për të reaguar. Ndonjëherë shoqërohet edhe me agresivitet (moskuptim i botës së  ndjeshme të fëmijëve).

Sfidat për fëmijët autikë përfshijnë gjumin, ushqimin e ndjeshëm dhe agresivitetin. Por, si prindër ju keni rol kyç në mbështetjen e fëmijëve autike. Prindërit mund të ndihmojnë në zhvillimin e tyre shëndetësor, fizik e mendor, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre. Aktualisht është treguar se prindërit mund të ndihmojnë në kryerjen e trajtimit psikologjik të fëmijëve të tyre (këta fëmijë kanë nevojë shume për dashuri).

  • Kushtojini vëmendje femijes tuaj, mesoni te dalloni llojet e tingujve që ata bëjnë, shprehjet e tyre të fytyrës dhe gjestet që ata përdorin kur ata janë të lodhur, të uritur, ose të dëshirojne diçka.
  • Gjeni mënyra te ndryshme për t’u argëtuar së bashku me femijen tuaj. Menduar për gjërat që e bëjnë te buzëqeshi fëmijën tuaj, qe te argetohet dhe qe te “dali jashte guaskes”.
  • Luani me femijen tuaj. Loja është një pjesë thelbësore e të mësuarit për të gjithë fëmijët dhe nuk duhet të ndihet si nje “punë”.
  • “Studioni” dhe njihni mire femijen tuaj. Tiparet, karakteristikat, cfare pelqen e cfare jo? Si i pelqen te mesoje: nepermjet degjimit, shikimit apo berjes? Cfare aftesish i mungojne dhe cfare aftesish ka?
  • Kerkoni ndihme dhe suport. Eshte nje menyre e mire te bashkoheni me grupe familjesh qe perballen me te njejtat sfida si ju. Prinderit mund te shkembejne informacione, keshilla dhe te mbeshteten tek njeri-tjetri per suport emocional.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 1 në 160 fëmijë ka një çrregullim të spektrit të autizmit, e cila fillon në fëmijëri por që tenton të vazhdojnë në adoleshencë dhe në moshën e rritur.

2 prilli njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Autizmit.

femra-moderne.com