Keshilla praktike: Si të vini rregull ne shtepi

Shtepi e ëmbla shtepi! Por ndonjehere kur eshte shume rremuje, nuk na duket aq e embel! Nese keni vendosur te vini rregull ne shtepi, te seleksiononi rrobat apo objekte te tjera te cilat nuk ju duhenme, keto 6 keshilla mund t’ju ndihmojne…

Do të donit të hidhnit disa çikërrima por ju vjen keq; apo, e kundërta, jeni një tip që do t’i hidhte të gjitha gjërat që nuk përdorte prej vitesh, por partneri apo fëmijët kanë ide të ndryshme përsa u përket atyre: si t’i bindni? Ja hapat për një “ndarje” të qetë.

  1. Kushtojuni çdo “sektori” me radhë: për shembull, niseni nga rrobat dhe pastaj kaloni te sendet-kujtim; përndryshe rreziku për t’u ngatërruar është shumë i lartë.
  2. Për të vendosur se çfarë të mbani është e rëndësishme që çdo send të kalojë një si tip testi: “Do ta vesh përsëri, a më pëlqen?”.
  3. Mos i hidhni gjërat duke u nisur nga çasti, rreziku i pendimit është gjithmonë në pritje;
  4. Mos e bëni vetëm nga zemërimi ose inati (si në rastet e kujtimeve që lidhen me të kaluarën) apo nga dëshpërimi;
  5. Mos e bëni në kohën tuaj të lirë: është një punë shumë e gjatë, prandaj duhet planifikuar, në mënyrë që të keni shumë kohë në dispozicion;
  6. Mos u mbysni nga ndjesitë e fajit nëse në fund vendosni të hidhni pak gjëra. Duket që s’keni qenë ende gati për t’u çliruar nga ato objekte: kur t’i vijë çasti, do të liroheni prej tyre pa kurrfarë pendimi.

Gjithashtu mund te beni testin tone: Ruani apo hidhni? Kjo zbulon shumë aspekte të karakterit tuaj, per te kuptuar prirjet tuaja dhe per te marre keshilla te personalizuara.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search