Këshilla se si të rritni fëmijë të fortë mendërisht

13 gjëra që nuk i bëjnë prindërit e fëmijëve të fortë mendërisht

1. Mos i kushtoni vëmendje mendësisë së viktimës

Mësojini fëmijës suaj se pavarësisht sa të vështira apo të padrejta të jenë rrethanat, ata nuk kanë pse rrinë duke u qarë e ankuar. Dështimet dhe rrëzimet janë pjesë e jetës dhe gjithmonë mund të gjenden mundësi për të ndërmarrë hapa pozitivë.

2. Mbani larg ndjenjat e fajit

Tregojuni fëmijëve se pavarësisht se ju ndjeheni në faj ndonjëherë, (gjë e cila u ndodh të gjithë prindërve) ju nuk do të lejoni emocionet e parehatshme t’ju devijojnë nga marrja e vendimeve të mençura dhe të duhura. Kur prindërit tolerojnë fëmijët sepse ndjehen vetë në faj, u mësojnë atyre të mos thonë “jo” edhe kur ndodhen nën situata abuzive.

3. Mos i bëni fëmijët qëndër të universit

Mësojuni fëmijëve të përqëndrohen në atë çka ata kanë për t’i dhënë kësaj bote më shumë sesa atë çka përfitojnë nga kjo botë.

4. Mos merrni vendime të ndikuar nga frika

Të mundohesh gjithë kohës për të mbajtur fëmijët larg rrezikut mund t’ju bëje më pak të  ankthshem për momentin, por ju po i mësoni fëmijës suaj të shmangë çdo situatë që do jetë e parehatshme për të. Tregojuni fëmijëve se mënyra më e mirë për të mundur frikën është të përballesh me të dhe ju do të rrisni fëmijë guximtarë që dalin jashtë zonave të rehatit.

5. Fëmijët s’duhet të kenë pushtet mbi prindërit

Fëmijët duhet të mësojnë të zbatojnë udhëzime, të dëgjojnë gjëra që nuk u pëlqejnë dhe të bëjnë detyra që nuk u pëlqejnë. Lerini fëmijët të bëjnë zgjedhje të vogla pa prishur hierarkinë e familjes.

6. Mos prisni përsosmëri

Mësojini fëmijët të bëhen versioni më i mirë i vetes së tyre, jo më të mirët e grupit apo më të mirët në çdo gjë, pasi kjo e fundit bën që vetëvlerësimi i tyre të varet nga krahësimet me të tjerët sesa nga vetja e tyre.

7. Fëmijët nuk duhet t’i shmangin përgjegjësitë e tyre

Nuk është ngarkesë apo mungesë fëmijërie kryerja e detyrave të përshtatshme me moshën. Përkundrazi, fëmijët që kryejnë detyrat e tyre fitojnë forcë mendore dhe bëhen qytetarë të përgjegjshëm.

8. Mos i mbroni fëmijët nga dhimbja

Udhëzojini dhe mbështetini fëmijët gjatë përjetimit të dhimbjes. Kështu ata fitojnë aftësi për t’u përballur me vështirësitë e jetës.

9. Mos u ndjeni përgjegjës për ndjesitë e fëmijës

Mësojuni fëmijëve të menaxhojnë emocionet e tyre në mënyrë të shëndetshme që të mos varen tek të tjerët për të rregulluar gjendjen e tyre emocionale.

10. Fëmijët duhet të gabojnë

Lerini fëmijët të bëjnë gabime ndonjëherë dhe të mësojnë nga gabimet sepse kështu rriten më të mençur e më të fortë.

11. Mos e ngatërroni disiplinën me dënimin

Dënimi e detyron fëmijën të vuajë në një formë të caktuar për gabimin që ka bërë. Displina e mëson fëmijën si të bëjë më mirë herën tjetër.

12. Mos i bini shkrurt

Për momentin mund të jetë më e thjeshtë t’ia blesh atë makinë sesa ta dëgjosh të grindet gjithë ditën, por ju instaloni zakone të pashëndetshme tek fëmija juaj me këto rrugë të shkurtra. Jepni modelin tuaj duke treguar pritjen dhe durimin për të arritur tek gjërat që duam.

13. Ruani vlerat

Shumë prindër nuk po përcjellin më vlera tek fëmijët e tyre sepse janë shumë të zënë me punët dhe kaosin e jetës së përditshme. Sigurohuni të reflektoni mbi gjërat që janë të rëndësishme në jetën tuaj. Vendosni saktë prioritetet që të arrini t’u jepni fëmijëve një jetë me forcë mendore dhe me kuptim.

Bazuar nga Prinder te edukuar

femra-moderne.com