Këshilla: Si të mbrohemi nga i ftohti

Dimri dhe i ftohti mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, prandaj duhet te tregoni kujdes te vecante gjate ketyre diteve te acarta qe po kalojme.

Ja disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti:

  • Vishuni mire qe te jeni ngrohtë. Përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta.
  • Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomos kur jeni të lagur.
  • Nese mundeni, evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës.
  • Ecni me kujdes e me hapa të vegjël qe te mos rrezikoni te rreshqisni. Zgjidhni kepuce ose cizme qe nuk rreshqasin. Mbajini duart jashtë xhepave, qe ne rast rreziku do mbaheni.
  • Ushqimi eshte shume i rendesishem gjate dimrit. Keshillohen ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat. Ne dimer kemi nevoje per me shume kalori per te perballuar te ftohtin.
  • Mos neglizhoni edhe frutat e stines që përmbajnë vitamina dhe minerale.
  • Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë.
  • Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here.
  • Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.
  • Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit.
  • Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë.
  • Edhe ngrohja e tepruar e shtëpisë mund të jetë e dëmshme per shendetin. Edhe ngrohjet me dru, edhe ato me gaz, mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin. Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

femra-moderne.com