Këshilla të veçanta për frekuetuesit e plazhit

  1. Ekspozohuni gradualisht në diell dhe jo menjeherë.
  2. Lyeni trupin me produkte mbrojtëse 15 – 20 minuta para daljes në diell, se të ekspozoheni në diell(UVA+UVB)
  3. Përdorni produkte mbrojtëse për trupin me faktor të lartë mbrojtës mbi 15.
  4. Zgjidhni produktet mbrojtëse për trupin sipas tipit të lëkurës. Sa më e bardhë të jetë lëkura aq më i lartë duhet faktori mbrojtës.
  5. Trupi duhet lyer shpesh, mbas çdo larje, djersit je apo fshirje me peshqir dhe në sasi të mjaftueshme, 36 mg për një lyerje për një trup mesatar, ose gjashtë lugë çaji.
  6. Përsëriteni lyerjen çdo dy orë dhe sigurisht mbas çdo larjeje.
  7. Kujdes! Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A dhe B, por nuk të mbrojnë plotësisht.
  8. Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër, ose në ujë.
  9. Syzet e diellit janë të domosdoshme. Zgjidhni syze me forma të mëdha dhe sigurohuni që të jenë me filtra mbrojtës për të pasur një mbrojtje të lartë dhe të vërtetë.
  10. Qëndroni në hije dhe evitoni qëndrimet në diell në orët e nxehta të ditës.
  11. Tregoni shumë kujdes për fëmijët, mbani me veshje pambuku, kapele dhe syze.
  12. Mos ekspozoni ushqimet në diell dhe pini lëngje ose ujë.
  13. Evitoni më mirë përdorimin e produkteve kozmetike mbasi mund t’ju shkaktojnë alergji.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search