Keshillat e gjyshes jane gjithmone te vlefshme, edhe pse koha kalon dhe teknologjia perparon. Nese doni nje jetese te thjeshte dhe te shendetshme, edhe zgjedhjet tuaja duhet te jene te tilla.
Ndonjehere, berja e disa zgjedhjeve pozitive shpesh mund te jete nje zgjidhje e mire edhe per planetin. Mbani ne mendje keto keshillla dhe perfitoni nga urtesia e dituria qe gjyshet tona na e kane kalaur brez pas brezi dhe sigurohuni qe edhe ju ta beni kete.
- Perdorni uje dhe uthull. Ju mund te pastroni gjithcka, nga cepat e kuzhines deri tek dyshemeja me ane te nje perzierje ekologjike. Perzieni 1 gote uthull te bardhe me nje gote uje. Futeni ne nje shishe me spray per nje perdorim me te lehte. Kjo eshte nje meyre shume e mire per te mbajtur larg produktet toksike qe perdorim rendom per pastrimin e shtepise. Keshtu evitojme ndotjen e ajrit te shtepise, alergjite dhe efektet te tjera te demshme per shendetin.
- Mbaj nje kapele kur eshte diell i forte. Kanceri i lekures sa vjen e rritet prandaj sigurohuni qe e keni vene kapelen nga ora 10:00 – 4:00 pasdite.
- Varini rrobat ne tel qe te thahen. I keni pare pallatet e reja qe nuk kane rroba te varura ne ballkon? Po ku i lajne dhe thajne rrobat valle? Sigurisht qe me tharese rrobash. Edhe pse kjo makine mund t’ju shkurtoje pune, nuk ka me mire se sa te perfitosh nga koha e ngrohte, era dhe ajri i paster per te thare rrobat. Pervec kesaj, kurseni energji.
- Ajrosni shtepine. Ndotja e ajrit brenda shtepise shkaktohet nga shume faktore, perfshi ketu clirimin e gazeve helmuese nga pelhurat, bojrat, ngjiteset etj, prandaj jepini hapesires se shtepise tuaj nje pastrim ajri te mire.
- Hani perimet. Nese fusni ne diten tuaj kater deri ne pese racione me perime ju do t’i beni vec mire shendetit tuaj. Hani produkte organike te prodhuara ne zonat lokale.
- Përdorni një sitë metalike në vend të asaj plastike. Mbi te gjitha kur kulloni ushqime te nxehta, pasi eshte provuar qe ne disa raste plastika cliron kimikate toksike ne ushqimet dhe pijet tona. Gjithashtu, plastika nuk eshte e biodegradueshme, pasi eshte gjetur ne sasi te medha neper oqeane duke u kthyer ne nje kercenim per jeten ujore.
- Merrni nje sy gjume. Studimet kane treguar se 10-20 minuta gjume ne dreke ka aftesi mireberese per shendetin dhe nuk e pengon rutinen e gjumit te nates. Nje dremitje e shkurter pas dreke mund te permiresoje memorjen, te mesuarit dhe kreativitetin.