Kete vit do t’i bej pushimet me… veten!

Pushime në liri të plotë. Sa vjen e rritet numri i grave që udhëtojnë vetëm. Për të gjetur vetveten, për ta vënë në provë dhe, pse jo, për të krijuar shoqëri të reja

Deri dje ishin perla të rralla: pak ishin ato që e dëshironin, akoma më pak e bënin. Sot, femrat që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, që janë plotësisht të lira të bëjnë jetën që duan, janë kaq të shumta sa duhet të flasim për një “fenomen”. Në Shtetet e Bashkuara, në Francë, agjencitë që propozojnë paketa pushimesh ekskluzivisht për femrat nuk numërohen më. Psikologë dhe sociologë pohojnë: më në fund femra mësoi të lërë hapësira për t’i kushtuar vetes, kënaqësisë së saj, argëtimit të saj. Shokët dhe fëmijët ndonjëherë edhe mund të presin. Edhe pse, të themi të vërtetën, ato që zgjedhin të udhëtojnë vetëm shpesh janë beqaret, gratë e ndara, ndonjëherë edhe vejushat. Për disa të tjera, udhëtimi vetëm nuk është tamam një zgjidhje: të freskëta nga ndarja dhe përkohësisht pa shoqe beqare, e përjetojnë ardhjen e pushimeve me pak ankth.

How to Get Alone Time During Family Holidays | POPSUGAR Australia ...

Darkoj vetëm, por…

Viola, 28 vjeçe tregon: “Pushimet e para që kam kaluar vetëm ishin vjet. Kisha një vit që i kisha dhënë fund lidhjes sime dhe nuk doja aspak që pushimet t’i kaloja me miqtë që ishin çift apo me familjet e vëllezërve të mi. Kështu prenotova një udhëtim dhe shijova dy javë lirie të plotë. Njoha shumë njerëz, por ndonjëherë, kur darkoja vetëm, ndihesha keq. Por këtë herë kam programuar diçka tjetër. Do të shkoj në Spanje dhe jam e sigurt që do të gjej miq sportivë siç më pëlqejnë mua”.

Të sigurta në rrugë

Eva, 41 vjeç tregon për ne: “Unë nuk kam patur asnjëherë frikë, edhe pse di të mbrohem mirë. Megjithatë gjithmonë ruhem që të mos gjendem në situata të vështira. U bënë njëzet vjet që udhëtoj vetëm, sepse kam një shpirt rebel: edhe kur isha e re, pushimet në shoqëri sikur më merrnin frymën, duhet t’ua bëje qejfin të gjithëve. Dhe kështu një verë të bukur u nisa për në Izrael dhe atje takova 2 shoqet e mia. Qysh atëherë udhëtoj vetëm nëpër botë, ndonjëherë përfitoj edhe për të zënë shoqëri të reja. Kam nevojë për këtë tamam si ajri që thith. Edhe kur kam ndonjë shok gjithmonë mundohem t’i siguroj vetes një pushim të shkurtër vetëm për mua”.

Shkrimtare, princesha, intelektuale

Në të kaluarën të udhëtoje ishte një luks që shumë pak e kishin, aq më pak gratë. Megjithatë, bredharaket më të njohura në botë janë mitikja Sissi, princesha e bukur e fatkeqe (1), shkrimtarja angleze e librave policesk Agatha Christie (2) dhe novelistja franceze Marguerite Yourcenar (3).