Keto detergjentë ne forme kapsulash, qe perdoren për larjen e rrobave, po helmojnë fëmijët në një normë të frikshme, paralajmëron një studim i ri.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se, si pasojë e detergjenteve në formë kapsulash janë shkaktuar helmime të fëmijëve në moshë parashkollore dhe raste të djegieve të syve nga përbërësit kimikë.
Kapsulat përmbajnë detergjentë për larjen e rrobave, zbutës dhe përbërës të tjerë të sapunëve të lëngshëm, të cilat janë të përziera të gjitha bashkë brenda një qese plastike të tretshme.
Këta detergjentë ne forme kapsulash dolën në treg për herë të parë në vitin 2012, dhe kanë filluar të përdoren gjerësisht nga zonjat e shtëpisë, pasi janë reklamuar si më të favorshem për larjen e rrobave.
Por, shkencëtarët thonë se këto produkte, që duken si karamele në pamje të parë, janë bërë shkak për helmimin e shumë fëmijëve dhe djegien e syve, pasi femijet luajne me to, madje edhe i kane gelltitur.
Gjatë studimit, të kryer nga Shkolla Johns Hopkins Bloomberg e Shëndetit Publik, u analizuan të dhënat e marra nga National Electronic Injury Surveillance System (Sistemi Elektronik Kombëtar i Mbikëqyrjes se Lendimeve), mes viteve 2010-2015, për dëmtimin e syve si pasojë e djegies nga substancat kimike ose konjuktivit tek fëmijët e moshave 3-4 vjeç.
Gjatë kësaj periudhe, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 1200 fëmijë të moshës parashkollore kishin pësuar djegie të syve si pasojë e detergjentëve në formë kapsulash.
Nga 12 raste të djegieve të syve nga detergjentët në vitin 2012, numri është rritur 30 herë më shumë, duke shkruar në 480 raste në vitin 2015, shkruan Daily Mail.
Përveç djegies së syve, ka pasur edhe shumë raste të helmimeve të fëmijëve, duke qenë se kapsulat kanë formën e një karameleje dhe fëmijët i kanë ngrënë.