Keto fruta bejne cudira per bukurine tuaj

Keto jane 8 fruta qe e ndihojne lëkurën tuaj te duket me e bukur, e fresket dhe e re.

Pikërisht në frigoriferin e shtëpisë mund të gjenden shumë produkte kozmetike natyrale dhe mbrojtës aktiv të bukurisë femërore. Le të zbulojmë më shumë gjithë avantazhet e frutave më të përdorshme, edhe për t’u ngrënë, edhe për maska.

Qershia

Tuli i qershisë është një tonik i mirë për lëkurën. Mos i hidhni as farat dhe as bishtin. Por ziejini me ujë, pasi janë shumë të favorshme nëse përdoren gjatë mbajtjes së një regjimi dietik si çaj.

Dardha

Është e pasur me tamin dhe ushtron një efekt shumë relaksues tek lëkurat e yndyrshme. Dardha është një frut shumë i shijshëm dhe shumë efikas për përdorimet dietike.

Kajsia

Është një frut i pasur me sheqer dhe vitamin (A, B1, B2, B5, PP, C) prandaj është shumë efikase në të luftuar shenjat e parakohshme të moshës. Mund të përdoret edhe si maskë fytyre fare thjeshtë. Merrni disa kokrra kajsi, shtypini mirë dhe vendosini nëpër fytyrë dhe qafë për rreth 20 minuta.

Hurma

Tuli i këtij fruti të veçantë mund të përdoret për përgatitjen e maskave të posaçme që iu vijnë në ndihmë lëkurave të yndyrshme dhe të papastra nga aknet.

Rrushi

Ka funksion hidratant dhe ushqyes, sepse është i pasur me kripëra natyrale, vitamina dhe sheqerna. Dhe meqë është i pasur me sheqerna është i këshillueshëm të përdoret në sasi të limituara, jo deri në mbingopje.

Banane

Maskat e përgatitura me tulin e saj rezultojnë të jenë shumë të ushqyeshme per lekuren. Ka përmbajtje të lartë glukoze, vitamina dhe kripëra minerale. Por përmban edhe potas, prandaj nëse ju pëlqen ta konsumoni, mos e zgjidhni shumë të pjekur pasi ka shumë kalori.

Avokado

Ky frut, i pasur me yndyrna dhe lipide të përthithshme menjëherë nga lëkura, është i shkëlqyer kundër formimit të rrudhave. Por meqë ka shumë yndyrna, jep kalori të tepërta, prandaj tregohuni të përmbajtur në konsuminin e tij.

Domatja

Edhe lëngu i domates është shumë i domosdoshëm pasi është i pasur me acide organike. Në të vërtetë, domatja përveçse një produkt shumë i këshillueshëm në dieta, është një burim i vërtetë bukurie, pasi parandalon plakjen.

femra-moderne.com